Ish-mesfushori argjentinas, Hector Enrique, ka dhënë vlerësimin e tij në debatin se a është Lionel Messi apo Diego Maradona lojtar më i mirë, duke pretenduar se ylli i Barcelonës nuk do ta arrijë kurrë nivelin e Maradonës.
“Fatkeqësisht, Messi ka pasur një periudhë të vështirë me ekipin kombëtar. Shpresoj që në Kupën e Botës të radhës do ta ketë fatin që e kishim ne, por Messi nuk do ta arrijë asnjëherë nivelin e Maradonës”, ka thënë Enrique për “Ataque Futbolero”.
“Ajo që unë dua është që Messi të luajë. Nëse ai nuk kalon mirë me skuadrën, është më mirë të mos vijë fare”.
Messi do të kthehet në ekipin kombëtar të Argjentinës për turneun Copa America këtë verë, ku do ta ketë mundësinë ta fitojë një trofe të rëndësishëm për vendin e vet.
Ne kushtet qe luan sot Messi, Maradona nuk do kishte arritur kurre ne finale e Boterorit,. Sistemi VAR do kishte cancelluar golin me dore te Maradones kunder Anglise dhe ai do kishte dale jasht fushes me karton te kuq.