Përleshje me grushta në stërvitjen e Bayern mes Lewandowskit dhe Comanit

11 Prill 2019, 17:34Sport TEMA

Robert Lewandowski dhe Kingsley Coman janë përfshirë në një përleshje me njëri tjetrin në stërvitjen e Bayern Munichut.

Bild raporton se sulmuesi polak dhe anësori francez u përleshen me grushte në një seancë stërvitore të mbyllur për mediat.

Sipas gazetës gjermane, Lewandowski dhe Coman shkëmbyen fjalë para se të fillonin përleshjen me grushta, e cila u ndërpre falë reagimit të shpejtë të bashkëlojtarëve të tyre.

Bild shkruan se ata e goditen njëri-tjetrin në fytyrë.

Mbrojtësit Niklas Sule dhe Jerome Boateng kanë reaguar duke i ndarë ata, edhe pse edhe atyre i është dashur ndihmë për ta ndërprerë përleshjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje