"The horror Hysaj show", rekord negativ për mbrojtësin kuqezi

12 Prill 2019, 11:39Sport TEMA

Napoli u mund 2-0 të enjten nga Arsenali, në vajtjen e çerekfinaleve në Europa League, por është një rezultat pozitiv, po të merret parasysh ecuria e ndeshjes dhe paraqitja e dobët e skuadrës së drejtuar nga Carlo Ancelotti.

Pas ndeshjes së luajtur në Londër mediat në Itali kanë “masakruar” gjithë formacionin që hodhi në fushë Ancelotti, me përjashtim të portierit Meret, i vetmi që mbajti në sipërfaqe anijen napolitane me disa pritje të shkëlqyera.

Në mënyrë të veçantë në shënjestër është reparti i mbrojtjes dhe askush nuk ka shpëtuar nga kritikat, duke nisur nga Elseid Hysaj.

Mbrojtësi kuqezi ishte një ndër më të dobëtit në fushë dhe nota për të ka qenë 4 deri në 5, një rekord negativ për shqiptarin.

Një rast i djegur për të treguar sa vlen, sepse Chelsea e Man Utd, nëse janë interesuar realisht për të, me siguri janë trembur nga kjo paraqitje, ashtu si ajo e qendërmbrojtësit Koulibaly, që në teori kërkohet nga gjithë Europa.

GOAL – Nota 4.5: Humbet topa vazhdimisht kur del nga mbrojtja dhe rrallë arrin ta mbulojë lojtarin e vet në zonë.

CALCIOMERCATO.COM – Nota 5: Shumë gabime në fazën e ndërtimit të lojës, shpesh i befasuar nga manovra e pandalshme e Arsenalit. Në pjesën e dytë nuk shfaqet thuajse fare, edhe pse Napoli sulmoi.

FOXSPORTS.IT – Nota 4.5: Elseidi nuk bën asgjë të saktë. Ndeshje për t’u harruar, gjithnjë në vështirësi.

CORRIERE DELLA SERA – Nota 5: Shtyn pak dhe mbron edhe më keq. Niveli i kundërshtarëve ishte tepër i lartë.

EUROSPORT – Nota 4,5: Shpesh jashtë pozicioni, thuajse gjithnjë i ngathët dhe i pasaktë me topin në zotërim. I vetmi karton i verdhë i ndeshjes i shkoi atij.

IL NAPOLISTA – Nota 3: The Horror Hysaj Show, nuk kemi çfarë të shtojmë.

TUTTONAPOLI – Nota 5: Në vështirësi të mëdha, i shtypur nga vrulli ofensiv i Arsenalit. Në pjesën e dytë merr pak frymë, por vuan kur Arsenali niset në kundërsulm.

CALCIONAPOLI24 – Nota 4.5: Humbet një top të rrezikshëm dhe bën të shpërthejë aksioni i Topçinjve, fajtor edhe te 2-0, sepse i jep një pasim të rrezikshëm Fabian Ruizit, i cili më pas humbet topin. Karton i verdhë pak hapa larg arbitrit.

ONEFOOTBALL – Nota 5: I zbehtë, nuk e kalon kurrë mesin e fushës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje