Krimet e Rënda, afat dy javor Prokurorisë që të vërtetojë vdekjen e Murataj

16 Prill 2019, 11:34Kronika TEMA

Gjykata për Krime të Rënda i dha sot dy javë kohë Prokurorisë që të vërtetojë vdekjen e Admir Muratajt, procesi ndaj të cilit pritej të niste gjatë ditës së sotme.

Gjykata i kërkoi prokurorisë që përpos çertifikatës së vdekjes, të paraqesë edhe prova të tjera, si akt ekspertime të vendit të ngjarjes dhe viktimës.

Seanca e radhës do të mbahet në 2 maj.

Admir Murataj mbeti i vrarë pasditen e 9 prillit, pas grabitjes së vlerave monetare brenda aueroportit të Rinasit, ndërsa ishte në kërkim si organizatori i tre grabitjeve me blinda në harkun kohor të 2015-2017.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje