“Lleshë kimiku” përballë “Bashë killer-it”

16 Prill 2019, 13:47Blog TEMA

Nga Altin Ketro 

Pas një sërë protestash të opozitës të cilat e kanë pasur startin që nga 16 janari i këtij viti, në fjalorin e saj ka hyrë një terminologji e re duke e identifikuar ministrin e Brendshëm si “Lleshë kimiku”. 

Kjo nofkë që i është veshur zotit Lleshaj vjen për faktin se opozita beson që ai është urdhëruesi i përdorimit të gazit lotsjellës gjatë protestave të dhunshme të saj

Për opozitën, Policia e Shtetit nuk ka Drejtor të Përgjithshëm, nuk ka as plan masash për çdo përshkallëzim të situatës, por sipas saj, policia vepron në çdo situatë me urdhra të dhëna drejtpërdrejt nga ministri.

Është e drejta e opozitës të besojë versionin e saj, gjë që e ka konkretizuar edhe me dy kallëzime penale për ministrin Lleshaj, pikërisht për rastin e përdorimit të gazit lotsjellës. Megjithatë nuk mund të lë pa përmendur në këtë rast një thënie kuptimplotë të kryeministrit Rama, i cili, tek ndodhej nën një agresion akuzash të pabaza nga opozita ka thënë: “Ju (opozita) na akuzoni ne për gjëra që ose i keni bërë vetë në të kaluarën, ose i keni pasur ndërmend t’i bëni”.

Dhe, në këtë kontekst, është shumë interesante që opozita e ka personalizuar këtë çështjen e përdorimit të gazit lotsjellës me emrin e zotit Lleshaj. Bile më tingëllon bukur kur e quajnë edhe “Lleshë kimiku”. Kam arsye të fortë që ta besoj këtë version të sajin.

Për të qenë sa më konkret, do më duhet që në këtë rast të sjell shembuj krahasues për situata pak a shumë të njëjta, me personazhe të njëjtë, por me anë të kundërta të fuqisë politike.

Më 21 janar 2011, ministër i Brendshëm ishte Lulzim Basha. Atë ditë ai ndodhej bashkë me kryeministrin Berisha në selinë e kryeministrisë. Në bulevard ishte duke u organizuar një demonstratë nga opozita e kohës. Pjesëmarrja ishte masive dhe ndër demonstruesit kishte një mllef të fortë karshi qeverisë jo thjesht nga nxjerrja në medie e një video-përgjimi me objekt zëvendëskryeministrin, por edhe për shumë probleme të akumuluara përgjatë keqqeverisjes 6 vjeçare të Berishës. Fundi i demonstratës pati një bilanc të hidhur me 4 qytetarë të vrarë dhe dhjetëra të plagosur.

Vetvetiu lind natyrshëm pyetja për secilin prej viktimave. Çfarë rreziku i kanoste godinës së kryeministrisë Aleks Nika që u vra diku 70 metra nga gardhi?! Çfarë rreziku i kanoste godinës së kryeministrisë Hekuran Deda që ndodhej në vendqëndrimin e gazetarëve 50 metra larg nga gardhi?! Po Faiku e Ziveri, ç’rrezik paraqisnin? 

E pra, nën shembullin e opozitës së sotme që e konsideron ministrin Lleshaj si “Lleshë kimiku”, për analogji i bie që ish-ministrin e Brendshëm Basha ta quajmë “Bashë killer-i”. Është përcaktimi që i shkon më përshtat, për sa kohë që, sipas opozitës, ministri i Brendshëm është vendimmarrësi për përdorim e gazit lotsjellës sot, praktikisht është ai që ka urdhëruar edhe vrasjet dje.

Janë disa elementët që përdor policia për përballimin e turmave. Nga ajo që kam parë nga demonstrata e 21 janarit 2011 dhe nga protestat e fillim vitit 2019, kam nxjerrë 5 elementë që janë përdor:

1. Shkopi i gomës

2. Makinat ujë-hedhëse

3. Gazi lotsjellës

4. Shkrepje e armëve në ajër

5. Goditje me armë me pasojë vdekjen e protestuesve.

Ndër këto 5 elementë, më rezulton se policia e djeshme që urdhërohej nga Lulzim Basha ka përdorur kundër opozitës PS, të pesë elementët e mësipërm. Ndërkohë që policia e sotme që urdhërohet nga Sandër Lleshaj ka përdorur kundër opozitës PD, vetëm elementin 3 dhe pjesërisht elementin 2.

Kanë kaluar 8 vite nga janari 2011 dhe mbase disa i ka lënë kujtesa dhe këto 5 elementë që ka përdorur dikur kundër opozitës policia e Lulzim Bashës janë harruar. Por mjafton të klikoni në YouTube dhe aty do gjeni me dhjetëra materiale video si për përdorimin e dy makinave ujë-hedhëse në bulevard, përdorimin e gazit lotsjellës me po të njëjtin efekt si sot jo vetëm kundër demonstruesve por edhe ndaj gazetarëve që ndodheshin tek Kullat Binjake, përdorimin e shkopinjve të gomës pasi u shpërnda demonstrata duke i përndjekur qytetarët deri tek ambientet e brendshme të Kullave Binjake e zonën përreth, si dhe pjesët më tragjike: 4 mijë plumbat qorr në ajër dhe 4 në shënjestër në mish njeriu.

Duke qenë se ish-ministri Basha ka një bilanc kaq të hidhur me opozitën, është hipokrizi e neveritshme prej tij që të fyejë homologun e tij Lleshaj i cili ka përdor 1/5 e atyre që ka përdorur ai.

Gazi lotsjellës në situata kur turmat tentojnë mësyjnë për të hyrë në institucionet kushtetuese të vendit, është mjeti më paqësor dhe demokratik që shmang dëmtimet e rënda fizike ndaj protestuesve në raport me ato që shkakton shkopi i gomës, apo përdorimi i armëve të zjarrit. Gjithashtu ai shërben edhe për sigurinë fizike të vetë ruajtësve të rendit pasi shmang përballjen trup më trup me huliganët, i mbron nga rreziku i mjeteve piroteknike e bombave molotov, si dhe shiut të gurëve.

Protestat e organizuara nga Lulzim Basha janë të vetmet protesta në këto 28 vjet që pjesëmarrësit e shprehin revoltën e tyre kundër qeverisë me komandë. Marrin urdhër dhe përplasën me policinë për të çarë kordonin policor për të mësyrë institucionet e larta shtetërore, marrin kundër-urdhër dhe tërhiqen. Marrin urdhër dhe hedhin me dhjetëra objekte piroteknike apo bomba molotov ndaj policisë duke ua rrezikuar seriozisht jetën, marrin kundër-urdhër dhe qetësohen. Marrin urdhër dhe i sulen për ta pushtuar kryeministrisë, marrin kundër-urdhër dhe shpërngulen tek Kuvendi.

Pyetja e vetme që doja t’i bëja Lulzim Bashës me këtë rast, është: Ju, Lulzim Basha, nëse do ishit kryeministër dhe kushdo opozitë do tentonte të mësynte selinë tuaj dhe Kuvendin e Shqipërisë, çfarë mjetesh do përdornit kundër turmës: Pesë elementët e dikurshëm të Lulzim Bashës? Elementin e tretë të zotit Lleshaj? Apo do i linit turmat t’i shkrumbonin institucionet? Si sfidant për kryeministër, keni detyrim të jepni një përgjigje.

9 komente në ““Lleshë kimiku” përballë “Bashë killer-it””

  1. Billy says:

    O zoti Altin. Pergatitni nje video permbledhese me ato pese elemente qe perdori policia e Bashes me 21 janar. Nje video 5 minuteshe. Mos harroni edhe fundin kur njerezit pasi u vrane dhe u plagosen u rrahen edhe te vdekur ne fund te protestes. Dhe jo vetem protestuesit, por edhe kalimtaret.

  2. Düsseldorf says:

    Lulezim Bashaes do Qire Gruaja dhe te gjithe Ropte e shtepise JA KJO ESHTE PERGJIGJA E POPULLIT….Do varur prej kembesh ne mese te TIRANES se Bashku me Sali Berishen…dhe gjithe Klanin Serbe ne Shqiperi..qe e ka bere Shqiperine Leshe e li…..lol

    1. Komentuesi says:

      Dakord me Duseldorf.Shume saket. Artikulli i shkruar nga Altin Ketro eshte per t’u mae plotesisht ne konsiderat edhe nga prokuroria qe Pd-ke ka bere nje kallzim te padrejte per ministrin Lleshaj.Policia ka vepruar shume mire dhe ka bere detyren shkelqyer edhe pse ndodhej ne pozita shume te veshtira te protestueseve te dhunshem.

  3. Bureto says:

    Mirë e ke zoti Ketro, por të gjitha këto dihen. I di dhe Sali Berisha me urdhërzbatuesin e tij Lulëzime Bashën. Pra në këtë kuadër nuk duhet pritur ndonjë përgjigje prej tyre. Ata kanë qenë dhe janë fajtorë, kanë shkelur dhe shkelin ligjet dhe për të gjitha këtë përgjigjen duhet ta japin institucionet ligj zbatuese, duke filltar nga policia, prokuroria dhe duhet të përfundojnë në gjykata. Jo si deri më sot. Psh për thirrjet antikushtetuese të Berishës, Bashës, Vasilit, Kokëmadhes etj, duke filluar nga foltorja e parlamentit, studiot TV dhe deri në rrugë, pse nuk procedohen nga prokuroria? Berisha kërcënon se do vriste nga zyra e tij me snajper kryeopozitarin, kundlrshtarin e tij politik, dhe heshtet. Ndaj dhe këta luftënxitës e kriminelët që i ndjekin pas, kanë 28 vjet që livadhisin. Justifikimi, reforma në drejtësi paska penguar. Broçkulla! Kjo është pjesërisht e vërtetë, por mbi të gjitha ka qenë hezitimi qeveritar. Të qeverisësh nuk është vetëm të administrosh paratë e taksapaguesve, pavarësisht se si dhe ato përdoren, por edhe të çohen para drejtësisë shkelësit përsëritës të ligjit. Sepse kanë thënë se ‘shteti në fund të fundit është një e keqe e domosdoshme’. So, enough is enough! Apo jo?

  4. Qytetar says:

    Lleshaj eshte duke kryer detyren,per mbrojtjen e institucioneve.
    Opozita berishjane kerkon te pushtoj institucionet,per ti kerkuar Rames dorheqjen.
    Basha me nje turme,beri nje prove,per ecje neper gazin lotsjelles,por nuk i dha rezultat.
    Qellimi i Berishes eshte bllokimi i hapjes se egociatave,shqiptaret e kane vetbllokuar,duke shkelur rregullat Shengen.
    Kjo do perfundoj protestat.

  5. Studenti 1 says:

    Nuk ka te krahasuar menyra e menaxhimit te protestes dje (janar 2011) dhe protestave sot (2019).
    Nese ne 2011 dirigjonte, organizonte, drejtonte dhe urdheronte cdo gje gjate protestes krimineli Sali kerma. Nuk kishte asnje profesionist te hapte gojen per menaxhim proteste. Luli vetem miratonte me koke.
    Sot protestat i menaxhon profesionalisht dhe me kompetence, drejtori i Pergj. Policise Shtetit.
    Sa per gjeneral Lleshajn, nuk ka goje te flase askush. Ai eshte intelektual, studiues dhe profesionist per strategji ushtarake e më gjere dhe per kete ka vlersimin maksimal nga gjeneralet dhe politikanet e NATO.
    Smirexhinjte dhe zemerliget le te pelcasin nga inati.
    Dilni per te shkaterruar institucionet e shtetit dhe do gjeni perseri gazin lotsjelles..

  6. ME EMER says:

    Detyra e policise eshte te rruaje rendin , qetesine , jeten e njerezve , objektet e ndryshme qe jane mundi e djersa e popullit .Detyra e policise eshte qe te identifikoje ata qe fyejne figurat drejtuese ne vend me fjale te poshtra sa nuk mund ti pershkruash , qe bejne veprime rrugacerie , qe perdorin lende eksplozive etjetj . Keto dhe per drejtuesit e tyre qe nuk kane as te drejten morale te jene ne krye ..! Populli ka probleme , duhet te protestoje , te paraqese kerkesa por me njerez te denje ne krye , njeres te halleve dhe jo me “gangsterat hajdute te politikes shqiptare “.

  7. emigranti says:

    ne shqiperi nuk gjykate sepse saliu dhe e kompani sot duhet ishin ne burg per krimet dhe vjedhjet po nese dhe kjo arta marku qenka nje me pd e kompani

  8. Milan says:

    Zvarre do terhiqen shkerdhatat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje