Mbretëresha e muzikës “Soul” është fituese e çmimit “Pulitzer”.
Këngëtarja e ndjerë, Aretha Franklin u nderua me çmimin e veçantë të hënën për kontributin e saj të pashlyeshëm në muzikën dhe kulturën amerikane për më shumë se pesë dekada.
Fituesit e mëparshëm të çmimit janë Bob Dylan, Hank Williams dhe John Coltrane.
Gjatë karrierës së saj, që zgjati më shumë se gjysmë shekulli, këngëtarja u bë gruaja e parë që u pranua në Rock and Roll Hall of Fame dhe pati 73 këngë që goditën në Billboard Top 100.