Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj u shpreh se grabitja e Rinasit është një ngjarje e rëndë, por nuk kemi të bëjmë me cënim të sigurisë kombëtare.
“Një ngjarje shumë e rëndë në Rinas, pasi është një episod i përsëritur.
Nuk është një ngjarje apokaliptike apo shkatërrim i sigurisë kombëtare.
Ngjarja është e njohur dhe dëshmi e një serie dështimesh që janë përgjegjës në aeroport”, tha ai.
Ndër të tjera Lleshaj u shpreh:
“Ka patur hipoteza të shumta me nëse… sigurisht janë legjitime po nuk na cojnë gjëkundi. I gjithë diskutimi nuk është bërë në funksion të nxjerrjes së mësimeve, që gjëra të tilla mos ndodhin më në të ardhmen. Kjo linjë diskutimi më duket e tepruar, rëndësia e madhe duhet të fokusohet te ngjarja, për të parandaluar në të ardhmen. Nuk është ngjarje apokaliptike, siguria nuk mund të cënohet nga një grup prej 5 vetësh.
Ngjarja ka ndodhur më 9 prill, në orën 14:57, kur 5 persona të armatosur kanë hyrë në pistë, ku kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme vlerë monetare. Ngjarja është e njohur por është dëshmi e një sërie dështimesh që janë përgjegjëse për sigurinë në aeroport. Me ligj, miratuar para 15 vitesh, përgjegjësia i është transferuar kontraktori privat, nuk do ta kisha votuar kurrë këtë vendim, por duhet ta dini se vendimi për këtë, është marrë në këtë Kuvend dhe është pranuar, toleruar, pëlqyer 15 vite me radhë dhe ju e dini fort mirë se kush ka qenë në karrige gjatë 15 viteve.
Operatori privat ka njoftuar 5 minuta e 21 sekonda më vonë policinë e shtetit, pasi kishte marrë në rrugë të treta njoftimin. TIA ka njoftuar aviacionin 30 minuta pasi ka ndodhur ngjarja. Kontraktori privat nuk ka lejuar forcat e ndërhyrjes së shpejtë të hyjnë, porta nuk është hapur dhe e ka nën komandë kompania. Kjo është ngjarje e përsëritur. Nga gjithë kjo seri sulmesh, më 14/2/2017 u realizuar operacioni ‘Patriot’, u zbardhën dy ngjarje u identifikuan 9 përgjegjës prej të cilëve u arrestuan prej tyre.
Kush janë detyrimet e policisë? Në zbatim të ligjit për marrëveshjen e koncensionit, në pikën 12 thuhet: shoqëria është përgjegjëse për sigurinë në aeroport në përputhje me kontratën. Shoqëria do të sigurojë hyrjet për automjetet e këmbësorët. Zona e aeroportit me ligj është përgjegjësi e koncensionarit, ndërsa jashtë saj e policisë së shtetit. Ka patur një seri komunikimesh mes policisë dhe operatorit, janë rreth 12 komunikime ku policia kërkon marrje masash, ndërsa në korespondeca TIA ose është shprehur se nuk jeni ju organi për t’u marrë ose është heshtur.” u shpreh Lleshaj.
As te Bregu i Lumit nuk jua hapen deren po aty i zhdepet me gaz e me shoqerime ne komistariate.
Kontraktori nuk i hapte policise deren. Policia perfaqeson shtetin. Pra i bie te kemi kontraktor mbi shtet. Shteti jo vetem te gjeje banden e Murataj, por edhe të penalizojë kontraktorin deri ne vleren e demit te vjedhjes, për mosruajtje te dyerve hyrëse-dalëse ne aeroport, per dyert me pengesa qesharake, që mund të tërhiqen nga një makinë. Shtylla që ngrihen e ulen para dyerve dhe kulla vrojtimi rreth perimetrit do te rrisnin sigurine ne aeroport.
shtet LESHI me nje fjale.
Aeroporti nuk eshte han me dy porta… apo eshte?