Grabitja e Rinasit, ku mbeti i varë njëri prej anëtarëve të bandës vijon të jetë kryefjalë e mediave në vend dhe në bota.
Për gazetarin Artan Hoxha ditët e fundit kjo ngjarje është lënë pak jashtë vëmendjes për shkak të situatës politike në vend. I ftuar në “Provokacija” gazetari është shprehur se grabitja ka ndodhur brenda “Trekëndëshit të Bermudës” në vendin tonë.
“Aeroporti i Rinasit ndodhet brenda zonës që ne që merremi çdo ditë me kriminalitetin e quajmë “Trekëndëshi i Bermudës”. Është një vrimë e zezë në vijat Tiranë-Fushë-Krujë-Shijak.
Brenda këtij harku është zona më e madhe e kompanive të biznesit në Shqipëri. Rinasi është brenda trekëndëshit. Këtu ke një numër shumë të madh organizatash kriminale shumë të fuqishme që janë parmanete në territor.
Nëse këtu vepron grupi i Fushë-Krujës, nuk mund të vish nga Tepelena apo Tropoja dhe të hysh pa dijeti të atyre aty. Ose bën marrëveshje me ata, sepse ata të sulen më keq se policia”.
Sipas tij atë ditë kanë qenë në ndjekje të 6 grabitësve vetëm 5 policë, të cilët mund të ishin vrarë në përballje me bandën.
“Gjëja që më ka bërë përshtypje këtë herë është se në momentin që ndodhi ngjarja pati një sulm të drejtuar kryesisht tek policia. Ndërkohë për herë të parë policia reagoi dhe reagoi shpejt.
Policia u vu shpejt në ndjekje dhe u përplas. Reagimi ka qenë i shpejtë por mënyrën e reagimit nuk e zgjodhi policia. Nuk ka qëlluar e para policia, kanë qëlluar ata.
Po të kishin tentuar grabitësit të vrisnin policët do i kishin vrarë dhe aty kanë qenë vetëm 5 policë përballë 6 grabitësve.
Kanë qenë policë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë por të paorientaur se më kë kanë të bëjnë. Njoftimi që kishin ata në radio ishte: “Një makinë që dyshohet të jenë grabitësit ka ikur ne këtë drejtim”. Ata janë sulur në atë drejtim”.
Për këtë ngjarje gazatri nuk shikon si fajtore policinë por kompaninë koncensionare.
“Por problemi për mua nuk është policia. Aty është problem koncensionari, mënyra se si i është dhen dhe problem i madhe është edhe korrupsioni.
Kontrata është bërë në atë formë që nuk i është lënë kontroll kryesor policisë dhe i është lënë Autoritetit të Aviacionit Civil”.
O zoti Artan ! Hajdutet,vertete nuk vijne nga Tepelena apo Tropoja,
por hajdutet tropojane i ke mu ne koder te Presez,bile me kamara
e dylbi qe kontrollojne tere fushen e Rinasit . Pse gazetarucet tane
nuk i meshojne faktit qe nje bande tropojanesh te frymezuar dhe
nen hyqmin e Sali Vicidolit jane hedhur ne sulm e plackitje per te
furnizuar me para bandat mafioze te binomit Berisha- Meta. A e
vure re sonte ne emisionin e Dervishit sa i trembur ishte Meta. Fo-
li per “standarte” te Vettingut qe po behet me emra te caktuar. Cfa-
re emrash te caktuar . Hajduti numur Nje i Shqiperise eshte pikerisht
ky qe tash ka kolltukun e presidentit. Jo pa qellim po e zvarrisin kon-
tituimin e SPAK-ut dhe BKH sepse kupola politike,kreret kryesore
mafioze te politikes shqiptare qe kane vjedhur,vrare e plackitur nuk
duan asesi t’i nenshtrohen investigimit te pasurise se tyre dhe ndesh-
kimit. Vertete e hane shqiptaret alibin e bandave pedeiste e leseiste
per “vjedhje votash” ,” per zgjedhje te ndershme” etj ?! Jo more Jo !
e gjithe zallamahia, protestat e dhuneshme behen me nje qellim te
vetem : Eliminimin e SPAK-ut dhe BKH duke sajuar nje “scapegoat”,sic
ulurijne cdo dite kunder Edi Rames dhe kerkojne me cdo kusht elimini-
min e tij si kryeminister duke cuar ne zhberjen e Reformes se Drejtesi-
se me te gjithe komponentet e saj. A degjuat mbreme presidentin qe
tha se “nuk duhet mbivleresuar faktori nderkombetar” ! E tha pothuajse
acik qe me rrezimin e kryeministrit ndaj te cilit nuk kam fare simpati ko-
het e fundit por jo per ato pislliqe qe ngren opozita por per aresye krejt
te ndryshme qe i ka shpalosur ne komente te tjera , do te cojne ne “fune-
ral” gjene me te shtrenjte qe presin 94 perqind te shqiptareve : Heqjen
qafe nje here e pergjithemone te bandave mafioze Berisha- Meta !!!!!
Kjo eshte e gjitha !!!
Ky te can k.. asgje te re nuk thote,asgje s’i del,teresisht i pleksur me krimin dhe hiqet si gazetar qe “ i rrezikohet” jeta.