Ekzekutoi 8 kushërinjtë në Selenicë për pulat e detit, Ritvan Zykaj del i papenduar para gjyqit

16 Prill 2019, 15:36Kronika TEMA

Gjykata e Vlorës shtyu gjyqin ndaj Ritvan Zykës, i cili akuzohet për masakrën e Selenicës me 8 të vrarë.

Siç ishte paralajmëruar, në sallë u paraqit vetëm një dëshmitar, i cili kërkoi të mos e thërrisnin më, me pretendimin se nuk kishte parë dhe dëgjuar asgjë.

Dëshmitarë të tjerë janë larguar jashtë vendit.

I tmerrshmi Ritvan Zykaj ishte i qetë në sallë dhe nuk ka shprehur asnjë habi ose pendesë.

Avokati i caktuar nga shteti, Klajdi Meçe, zëvendësoi Migjen Xhavarën, i cili dha dorëheqjen nga kjo dosje.

Në këtë moment Zykaj ka folur për herë të parë pas kaq kohësh duke thënë ishte dakord me shtyrjen e seancës.

Por me zëvendësimin e avokatit u prezantuan dhe trupi gjykues, Ervin Trashi, Skënder Haluci dhe Laurent Fuçia. Prokuror i çështjes është Saimir Smaka. Seanca tjetër do të zhvillohet më 8 Maj.

1 komente në “Ekzekutoi 8 kushërinjtë në Selenicë për pulat e detit, Ritvan Zykaj del i papenduar para gjyqit”

  1. katarakti says:

    Deshmitaret ikin jashte shtetit! Avokatet japin doreheqjen! Gjyqi shtyhet per me 8 maj! Hajde palle ariu, hajde.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje