Gazi lotsjellës, i tepërt? Ja si vepron policia në Perëndim ndaj protestuesve të dhunshëm

16 Prill 2019, 12:10Kronika TEMA

Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe disa media e gazetarë pranë tyre, kanë nisur një fushatë sulmi ndaj policisë së shtetit, e cila sipas tyre ka hedhur në mënyrë të paligjshme gaz lotsjellës në protestat e tyre të dhunshme dhe se kjo nuk është parë ndonjëherë në perëndim.

“Por, i gjithë ky sulm i cili bëhet nga ata që në 21 janarin e 2011 nuk hidhin vetëm gaz lotsjellës por edhe vrisnin në Bulevard qytetarë të pafajshëm me duar në xhepa, është në fakt një dëshmi dobësie, pasi ata kërkojnë gjak dhe kundërshtari i tyre nuk po jua jep”.

Por, për tu rikthyer të standartet që përdor sot policia në Shqipëri kur vjen puna të protestat e dhunshme ku sulmohet policia dhe tentohet cenimi i godinave institucionale më të rëndësishme në vend, ja vlen që të sjellim në vëmendje disa raste nga vendet ikonë të demokracisë, si Franca, Kanadaja, Greqia etj.

Siç duket edhe nga videot e mëposhtme të marra nga mediat e mëdha ndërkombëtare, policia në Paris, Kebek, Greqi etj, jo vetëm që hedh gaz lotjsellës kur protestuesit sulmojnë efektivët dhe tentojnë të sulmojnë institucionet, por edhe përdoret edhe shkopi i gomës, përplasja fizike, arrestimet në moment e të tjera metoda edhe më ekstreme në zbatim të ligjit.

Titujt e mediave ndërkombëtare janë të qartë:

“Francë: Policët përdorin gaz lotsjellës “

“Policët e Kanadasë lëshojnë gaz lotsjellës në një distancë të afërt me protestuesit”

“Gaz lotsjellës dhe granata tymi kur policia përballet me protestuesit përpara tubimit Le Pen”

“Policia vendos gazin lotsjellës mbi protestuesit para fjalimit të Trump”

“Policët gjate trazirave përdorin gaz lotsjellës ndërsa protestuesit grekë protestojnë”

“Jelek verdhet përleshen me policët në Lyon, perdoret gazi lotsjelles”

“Policia përdor gaz lotsjellës dhe shkopinj për të shtypur demonstruesit në Paris, Francë”

“Policët francezë hedhin gaz lotsjellës në protestën e studentëve në Lyon”

Thënë të gjitha këto, kuptohet se gazi lotsjellës përdoret për të mos kaluar në masa esktreme nga të dyja palët, por për të parandaluar çdo lloj konflikti apo incidenti të mëtejshëm.(Lexo.al)

2 komente në “Gazi lotsjellës, i tepërt? Ja si vepron policia në Perëndim ndaj protestuesve të dhunshëm”

  1. lubonja says:

    Kështu propozon lubonja, të dalë aty ta provojë.

  2. adi says:

    Po çfar eshte kjo, vend demokratik ikone GREQIA, a nuk je nga Shqiperia ti, qe nuk e di se ky shtet nuk eshte demokratik per ne Shqipetaret

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje