Ditën e sotme në ambientet e Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale Fier, është paraqitur për takim me një të dënuar, shtetasi me iniciale O.S.
Nga verifikimet e kryera nga ana e Policisë së Burgut në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, rezultoi se ky shtetas është shpallur në kërkim nga Drejtoria e Policisë Tiranë, për veprën penale të mashtrimit.
Policia e Burgjeve ka ndaluar menjëherë këtë personin dhe ka njoftuar Drejtorinë Vendore të Policisë Fier.
Pas njoftimit të DVP Fier, nga ana e policisë së burgut të Fierit, u përpilua dokumentacioni dhe më pas u krye dorëzimi i këtij personi, pranë oficerëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.
U vesh O.S. dhe doli me nxitim
trokiti,
dhe burgu derën hapi
s’lexoi TemAn (që ishte në kërkim)
dhe shkoi,
si cjapi, te kasapi ?
??????????????????????????
Mos u çudisni shume! Te kërkuarit I keni politikane por nuk ia mban asnjërit ti arrestoje: Saliu, Iliri, dhe Basha!