"Furtunë" në Drejtoritë Rajonale Arsimore në vend, Besa Shahini: Do të riorganizohen të gjitha zyrat

19 Prill 2019, 16:44Sociale TEMA

Zyrat dhe Drejtoritë Rajonale Arsimore të vendit do të riorganizohen dhe numri i tyre do të shkojë në 56.

Këtë e ka bërë të ditur ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini gjatë një deklarate për mediat mbi strukturimin në kuadër të modernizimit të shërbimeve publike brenda institucioneve të sistemit parauniveristar.

“Nga 38 drejtori dhe zyra Arismore që janë sot do të bëhen 56. Pranë secilës zyrë të kemi vlerësues të cilësisë së arsimit parauniversitar dhe i gjithë riorganizimi do të mbyllet brenda vitit 2019.”

Ndërsa është ndalur te ‘fati’ i punonjësve të drejtorive dhe zyrave arsimore ekzistuese, Shahini ka sqaruar se nuk do të ketë largime nga puna, por një riorganizim të stafit. Ndërkaq, ka shtuar më tej se riorganizimi do të prekë njëkohësisht edhe disa nga drejtuesit e këtyre institucioneve të cilët nuk kanë zbatuar rregullat.

“Ndërsa, lidhur me të ardhmen e punonjësve të drejtorive dhe zyrave të vjetra, nuk do të ketë pezullime nga puna, do të ketë riorganizim të stafi. Riorganizimi do të prekë edhe disa nga udhëheqësit e zyrave arsimore.

Flas për ata që nuk u janë përgjigjur rregullave. Prej se kam marrë detyrën e ministres kam marrë procedurat për largimin nga puna të disa drejtuesve. Ky proces do të vazhdojë sepse ne nuk mund të lejojmë moszbatimin e rregullave”, u shpreh Shahini.

2 komente në ““Furtunë” në Drejtoritë Rajonale Arsimore në vend, Besa Shahini: Do të riorganizohen të gjitha zyrat”

  1. skrapari says:

    Une nuk e di se si do te riorganizohen zyrat e arsimit,po nje problem e shoh se duhet korigjuar patjeter. Te mos kete me drejtues te arsimit nga nje rreth ne tjerin sic ishte rasti i drejtuesit te arsimit ne Skrapar,ku drejtuesi i arsimit vinte nga KUcova…..

  2. PETRITI says:

    O zonja Ministre,mos u kapardis shume dhe mos u entusiazmo se nuk i heq dot.Ka shme prej drejtuesve te ZA nepr rrethe qe kane marre nga 2000 euro e lart per nje vend pune,por nuk i heq dot,se nuk te lene deputetet pasi marrin pjesen e tyre.
    Per mua duhet te ndrohen re gjithe pergjegjesat e ZA se qe re gjithe kane bere pislleqe.Nese do ra besh bravo te qofte se do te shpetosh arsimin nga provincializmi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje