Të dhënat e kontrollit bazë shëndetësor nga mosha 35-70 vjeç kanë nxjerrë në dukje sëmundshmërinë në popullatë.
Sëmundjet kardiovaskulare renditen në vend të parë. Në vend të dytë sëmundjet endokrine përfshinë diabetin dhe në vend të tretë sëmundjet e mushkërive.
Dhe për herë të parë nga check-up janë evidentuar dhe rastet e reja në një vit, ku numërohen 388 mijë persona me sëmundje kardiovaskulare dhe 3800 persona pësojnë infarkt në një vit. Përllogariten 133 pacientë për 100 mijë banorë.
Nga këto të dhëna rezultojën se qytetet si Korça, Fieri dhe Berati kanë incidencën më të lartë të pacientëve me probleme kardiovaskulare, ndërkohë që me incidencë më të ulet janë qytetet si Tirana, Durrësi dhe Vlora.
Sipas mjekëve kjo lidhet dhe me përmirësimin e stilit të jetesës dhe kujdesit të qyteteve për veten. Por gjithsesi hipertensioni konsiderohet si vrasësi më i madh i shqiptarëve.
“Kjo sëmundje ndikon tek të gjithë organet tek zemra, veshkat e sytë”, tregon Artan Goda, shef i shërbimit të kardiologjisë.
53 % e vdekjeve të shqiptarëve shkaktohen nga sëmundjet kardiovaskulare dhe vetëm 16.4% e tyre shkaktohet nga sëmundjet tumorale.
.. Nga te “mirrat ” , “aritjet”, demokracia e pa kuptueshme , “skllaveria moderne ” per te cilen nuk sigurojne dot vizat ,[tema , jam i pari qe e kam bere kete percaktim , referrohuni komenteve , pasi jam nga te parret qe e kam provuar mbi supat e mij , nuk jam “hajdut ” i terminologjise se re te “fyckave ” te vendit ,QE PREZANTOHEN SI FILOZOFE DUKE E BERE TE BARDHEN TE ZEZE DHE ANASJELLTAS], nga menyra e jeteses moderne , ku bashke jetojne me lopet , dhente , kuajt , derat etj etj .. ” e mo se fshatare jane , ku marrin vesh ” , tjetri bertet “fermeret ” tane jetojne te lumtur , e kuptoni per ke e kam fjalen , natyrisht , per kryetarin e “qeverise se piknikut” qe rrugacet ja prishen planet ..Ekonomistet te llogarisin shpenzimet dhe ti matin “bagazhin e dijeve ” etj etj , qe me bejne te mendoj se dhe ne qe jemi gjalle , PERSE JETOJME ..?!
nuk ka komente ? cudi ..!