Holanda po kthehet në narkoshtet, DASH jep alarmin: Vend tranzit për drogat e forta, lulëzon krimi i organizuar

19 Prill 2019, 16:38Bota TEMA

Një ngarkesë e madhe droge, e kapur së fundi në Panama, ka nxjerrë në pah një skemë trafikimi të kokainës me kontenierë që kanë për destinacion Europën, duke treguar sesi po përdoret industria detare panameze për të transportuar sasi të mëdha lëndësh narkotike përtej Atlantikut.

Anijet e mallrave që kalojnë nga Panamaja drejt Europës i joshin shumë trafikantët kolumbianë, të cilët kërkojnë qasje edhe në tregje të tjera, përveç atij të Shteteve të Bashkuara, e rruga e Atlantikut u kompenson humbjet.

Probleme të ngjashme raportojnë edhe autoritetet në Brazil, që kane arritur të bien në gjurmët e një rruge të re trafiku nga një port holandez i nxjerrë nga përdorimi. I mbytur me kokainë rezulton të jetë dhe porti i Roterdamit, i cili u përmend edhe në raportin e fundit të DASH-it.

“Holanda – thuhej në raport, – është vend i rëndësishëm tranziti për drogat e paligjshme, sidomos kokainën që hyn në Portin e Roterdamit. Ajo mbetet po ashtu një vendburim kyç për drogat sintetike, kryesisht MDMA (ekstazi)”.

Raporti nxirrte në pah dhe një fenomen tjetër. Faktin që në këtë vend, vëllimi i trafikimit të drogave sintetike përmes internetit është rritur ndjeshëm. Një vit më parë, duke cituar vet policinë holandeze, “The Guardian” paralajmëronte se Holanda po kthehej në një narkoshtet, ku forcat policore e kishin të pamundur të luftonin me kërcënimin e një ekonomie paralele kriminale.

Efektivët flisnin atëherë për “sindikata” të krimit të organizuar, të cilave u janë hequr frerët.

Në raportin e policisë theksohej se, detektivët shihnin sesi kriminelë të vegjël shndërroheshin në sipërmarrës të pasur, që forconin pozitat në industrinë e shërbimeve, tregun e shtëpive, shtresën e mesme apo agjencitë e udhëtimit, ndërsa kritikët e tolerancës së treguar ndaj shitjes së kanabisit pretendojnë se Holanda është promovuar në mënyrë të pamatur, si një qendër e madhe e trafikimit të drogës dhe njerëzve.(tch)

7 komente në “Holanda po kthehet në narkoshtet, DASH jep alarmin: Vend tranzit për drogat e forta, lulëzon krimi i organizuar”

  1. Laert says:

    Po dhe ju sa legena. Tani qe votuan per vizat per shqiperine, u bene narkoshtet ata me lajme te tilla dite per dite. Me perpara nuk ishin.

    1. Narkoshteti kerkon nje koke turku - Shqiperine says:

      Kjo eshte aresyeja se pse keta duan nje koke turku, Shqiperine. Sepse qeveria e djathte dhe deputetet e djathte nuk kane cti thone popullit te tyre lidhur me lirine qe ju kane dhene trafikanteve ne shtetin e tyre. 20 miliarde euro eshte nje sasi parashe qe i ka blere deputet dhe qeveritaret e Hollandes. Eshte e turpshme qe ne keto kushte ata akuzojne shqiptaret. Ambasadori i Shqiperise ne Hollande duhet te dorehiqet ose te pushohet nga puna. Sepse ai duhet te kishte lobuar dhe punuar me kryetarin e shtetit qe nje gje e tille te mos ndodhte. Qeveria duhet te punoje me partneret nderkombetare dhe tja u beje te qarte qe kjo qe ben Hollanda eshte racizem i kulluar dhe per aresye te brendeshme politike.

  2. Prind says:

    Shqiptaret ua kane fajin ketyre bakalarove??!! Atje shqiptaret gjeten sheshin per te bere pak persheshin e tyre.

  3. Labi says:

    Cfare ka te re ketu, holanda ka kohe qe eshte qender e trafikut dhe prostitucionit, jo vetem prt femra po dhe per meshkuj, a nuk eshte nje rast i tille Luli PD.

  4. Po lagja e Amsterdamit me drita te kuqe eshte e mbushur me njerez qe shkojne per droge dhe prostitucion…
    Atje e provoi dhe lulushi per here te pare.
    Shane i dhjeri te permjerin i themi ne,po ce do kur kemi ca lulusha qe na duan te miren…

  5. Ben says:

    Të fala nga SHBAja! Po tani çfarë mund të thotë parlamentI Hollandezeve apo opozitar Shqiptare? Nuk janë Shqiptaret qe prunë krimin në Holande. E gjetën mes Hollandezeve.

  6. Zigur Qarri says:

    Para disa muajsh, një nga agjencitë e mëdha botërore citoi në kushtet e anonimatit një diplomat të huaj teksa thoshte,se në Europën Perëndimore, takimet me njerëzit e Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë janë shumë të sikletshme, pasi e dinë se përpara tyre nuk
    janë ata që duhet të luftojnë krimin e organizuar, por krimi vetë. Disa muaj më pas, Shqipëria rrezikon të marrë një nga damkat më të
    rënda të dekadës së fundit. Holanda ka kërcënuar se do të rikthejë regjimin e lëvizjes me viza, duke u justifikuar me shqetësimin për
    krimin e organizuar shqiptar.Dhe kërcënimin e bëri fakt të kryer,shumica e Deputetëve në Parlamentin hollandez,penalizoi Shqipërinë,
    nje rast i pandodhur më parë.Në çdo vend të Botës,Kryeministri do të jepte dorëheqje menjëherë,por kjo nuk ndodhi,për të treguar
    papërgjegjësië e tij,si Kryeminitër i një organizatë mafioze,që nuk ka të bëjë fare me Shtetin e së drejtës.Një Kryeministër skizofren
    dhe i droguar ka marrë peng Shtetin shqiptarë,dhe kjo për shumë syresh është normal!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje