Tjetër ngërç në bisedimet me SHBA-të, Koreja e Veriut kërkon tërheqjen e "gangsterit" Pompeo

18 Prill 2019, 21:30Bota TEMA

Koreja e Veriut ka kërkuar tërheqjen e Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo, nga bisedimet bërthamore, duke e akuzuar atë se flet “gjëra pa kuptim” dhe është “i pamatur”.

Një zyrtar i lartë i Ministrisë së Jashtme koreane është shprehur pessimist për vijimin e bisedimeve të frytshme nëse Pompeo nuk zëvendësohet nga dikush më i kujdesshëm.

Kjo vjen vetëm pak orë pasi Koreja e Veritu njoftoi se ka testuar me sukses “një arme me udhëheqje taktike”.

Ky test ushtarak është i pari që pas samitit të Hanoit, ku takimi mes liderëve të dy vendeve përfundoi pa asnjë marrëveshje.

Në cilësinë e sekretarit të Shtetit, Pompeo e ka vizituar Korenë e Veriut katër herë vitin e shkuar. Në një nga këto vizita, ai është takuar me Kim Jong-un.

Pse nuk e duan më Pompeon në Korenë e Veriut?

Javën e kaluar, gjatë një seance të Nënkomitetit të senatit të Shteteve të Bashkuara, Pompeo u pyet nëse pajtohej me etiketimin e Kim Jong-un si “tiran”. Ai u përgjigj: “Sigurisht, unë jam i sigurtë se e kam thënë këtë”.

Kjo u prit me një reagim të fortë nga zyrtari i Ministrisë së Jashtme të Koresë së Veriut, Këon Jong-gun, i cili tha se zoti Pompeo “bëri vërejtje të pakujdesshme, duke dëmtuar dinjitetin e udhëheqjes sonë supreme … çka zbuloi karakterin e tij të keq”.

Z. Këon gjithashtu e ka fajësuar Pompeon për përfundimin pa marrëveshje të Samitit të Hanoit.

Gjatë diskutimeve në Pyongyang në korrik, Pompeo u dënua për këmbënguljen e tij “prej gangsteri” që vendi të shkojë drejt denuklearizimit.

Testimi i armës së re

Media shtetërore ka dhënë disa detaje mbi testin e raportuar të së enjtes për një “armë me udhëheqje taktike”, por analistët thonë se nuk ka gjasa të kthehet në testet raketore me rreze të gjatë, që SHBA i ka parë si kërcënim.

Sipas KCNA, test është mbikëqyrur nga vetë Kim Jong Un. Ai tha se testimi ishte “kryer në mënyra të ndryshme të qitjes drejt objektivave të ndryshëm”, që sipas analistëve do të thotë se arma mund të lansohet nga toka, deti ose ajri.

Është e paqartë nëse arma ishte një raketë, por shumica e vëzhguesve janë dakord se ajo mund të jetë një armë me rreze të shkurtër.

1 komente në “Tjetër ngërç në bisedimet me SHBA-të, Koreja e Veriut kërkon tërheqjen e “gangsterit” Pompeo”

  1. ¬ says:

    S’ka më shtet komunist në botë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje