Kandidatit të Bashës për deputet nuk i "ecën" në dashuri, ndahet nga bashkëshortja

19 Prill 2019, 13:53Politika TEMA

Kreu i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi, po pret radhën e tij për të marrë mandatin si deputet i Kuvendit.

I kandidauar nga Partia Demokratike në zgjedhjet e 25 qershorit 2017, Gjuzi është komentuar shumë ditët e fundit.

Por mesa duket jeta e tij sentimentale, nuk është njësoj “e mbarë” si karriera e tij politike e mundësuar nga kryedemokrati Lulzim Basha.

Sipas Dosja.al, bashkëshortja e tij ka kërkuar prishjen e martesës.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se kërkesa për divorc është bërë nga bashkëshortja e tij, Mirjana Kalaci, ndërsa gjyqtarja e çështjes është Majlinda Doga.

Ditën e sotme u zhvillua seanca e pajtimit mes palëve, ndërsa takimi tjetër në Gjykatën e Tiranës do të bëhet në 9 maj.

Kandidati për deputet nga listat e PD-së që ende po pret të marrë mandatin. Mjaft anëtarë të Partisë Demokratike kanë kritikuar kryedemokratin Lulzim Basha duke e cilësuar si të papërgjegjshëm për mungesën e seriozitetit në plotësimin e listave të kandidatëve. (TemA)

2 komente në “Kandidatit të Bashës për deputet nuk i “ecën” në dashuri, ndahet nga bashkëshortja”

  1. Deep State says:

    Ndersa PS e mbeshtesin Ramaxhinjte nga gjithe shtresat e popullates, fe te ndryshme dhe krahina te ndryshme, PD , do ngelet Partia e Hajdareve Shpellare dhe shqipfoles.

  2. Ghjj says:

    Bobo. Ca niveli ky. Professor autoshkollash qe korruptonte policat per patentat ke salvia. Si nuk ka asnji deputet me master nga jashte po te gjith te forte ose ato qe kane majt me buk partite politike. Turp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje