Angela Merkel dhe Emanuel Macron do t’i kërkojnë kryeministrit Ramush Haradinaj pezullimin e taksës, ndërsa kryeministrit Aleksandër Vuçiç pushimin e fushatës kundër Kosovës, në mënyrë që të rifillojë dialogu Kosovë-Serbi.
Kjo kërkesë atyre do t’u shkojë para se të fillojë Samiti i Berlinit, më 29 prill, në të cilin do të trajtohen çështje të Ballkanit Perëndimor.
Kancelaria e Gjermanisë dhe Presidenti i Francës, mikpritës të këtij takimi, do ta shtyjnë përpara normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe pritet të dalin me një plan konkret për zgjidhjen e kësaj çështjeje.
Ky plan, sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, përjashton shkëmbimin e territoreve, por propozon status të veçantë për Veriun, bazuar në idenë e një Asociacioni me Kompetenca Ekzekutive, që faktikisht nënkupton ndarjen e brendshme të Kosovës.
Por, paraprakisht, ata do të zhvillojnë disa telefonata të rëndësishme.
Një burim ndërkombëtar ka pohuar për Reporteri.net se para Samitit të Berlinit, Kryeministrin Haradinaj dhe Presidentin Vuçiç do t’i thërrasin në telefon këshilltarët diplomatikë të Merkel dhe Macron, e më pas ata do të pranojnë telefonata edhe nga vetë Kancelaria e Gjermanisë dhe Presidenti i Francës.
“Nga Kosova do të kërkojnë pezullimin e taksës. Ndërsa, nga Serbia do të kërkojnë që ta pushojë fushatën kundër njohjeve të Kosovës”, ka thënë ky burim.
Qëllimi i Gjermanisë dhe Francës është rifillimi i dialogut Kosovë-Serbi, i cili është bllokuar prej nëntorit të vitit të kaluar, kur Qeveria e Kosovës vendosi taksë 100% për mallrat nga Serbia e Bosnjë-Hercegovina.
As ja keni idene se cdo vendoset
Shkaku qe po shpifni eshte sepse merkel varrosi planin rama-thaci-vucic
Sërbia po e exagéré. Fillimisht ishte parashikuar vetëm takim miqësor., tani kemi të bëjmë me bisedime pa fund dhe akte në dëm të qeveris së Kosovës.
Nuk do “Korigjim kufijsh” Haredinaj, mbaje tashti shejtanin brenda në shtëpi.
nuk ka rendesi llogjet andej kendej, mjafton te kihet parasysh reciprociteti dhe nese serbia fiton terren ne Kosove, Kosova te fitoje terren ne Serbi se per syte e bukur te njerit e tjetrit nuk shitet toka e lare me gjak.Nuk duhet harruar se Serbolja eshte pale e humbur dhe si nazizmi dje, pala humbese duhet te firmose vetem dhe jo te negocioje pale te perfitoje! Zgjidhim problemin lart dhe pastaj syte poshte tek greqira se boll tund fustanin prej kohesh.