Regjistrohet kandidati i parë për kryeprokuror, ja procedurat e zgjedhjes

19 Prill 2019, 11:27Kronika TEMA

Është regjistruar kandidatura e parë për pozicionin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Ai është Olsian Çela cili është aktualisht prokuror te Krimet e Rënda.

Çela  ka dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm pranë KPK paraditen e së premtes.

Këshillli hapi garën me 19 mars, pasi miratoi më parë rregulloren mbi kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve, ku përfshihet dhe procesi i rivlerësimit. Koha në dispozicion për aplikantët është 30 ditë.

Më pas Këshilli, brenda 45 ditëve do të bëjë vlerësimin e tij mbi plotësimin e kushteve nga ana e kandidatëve si dhe do të zhvillojë seanca dëgjimore me ta.

Sipas Kushtetutës, e cila ju përshtat reformës në Drejtësi në vitin 2016, Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet me tre të pestat e votave. Këshilli i Lartë i prokurorisë i dërgon parlamentit tre kandidatura të renditura sipas vlerësimit që kanë marrë.

Nëse parlamenti dështon në zgjedhjen e njërit prej tre kandidatëve, brenda 30 ditëve nga marrja e propozimeve, atëherë emërohet automatikisht ai që është i renditur i pari në listë.

1 komente në “Regjistrohet kandidati i parë për kryeprokuror, ja procedurat e zgjedhjes”

  1. jaho says:

    Djale seriozë, e meriton

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje