Albert Einsteini, Mileva Marić dhe fundi i një miti të ngritur nga serbët

20 Prill 2019, 08:15Rajoni TEMA

Në Serbi nuk janë të paktë ata që besojnë se teorinë e relativitetit e ka zhvilluar Mileva Marić, gruaja e parë e Albert Einsteinit. Ka edhe autorë jashtë Serbisë që kanë shkruar se nën hijen e viganit shkencor Albert Einstein ka mbetur e pavlerësuar vepra e Mileva Marić-it, e cila, sipas kësaj pikëpamjeje, dha kontributin vendimtar për të bërë njërin prej zbulimeve më të rëndësishme shkencore.

Në një biografi të re të Mileva Marić-it dy autorë amerikanë i japin fund kësaj përralle. Në librin «Einstein’s Wife – The real story of Mileva Einstein-Marić» (botoi: MIT Press) autorët Allen Esterson dhe David Cassidy theksojnë se pretendimi se Marić e ka zhvilluar teorinë e relativitetit është mit. Një mit i arsyetuar keq.

Mileva Marić u lind më 19 dhjetor 1875 në Titel të Vojvodinës, atëbotë pjesë e Hungarisë. Rruga e saj nga Vojvodina në Zürich, ku bashkë me Einsteinin studioi fizikë, është plot kthesa e vështirësi. Meqë gjimnazet në Hungari në atë kohë s’pranonin vajza, Mileva Marić u regjistrua në një gjimnaz në Serbi, pastaj familja e saj u shpërngul në Zagreb dhe nga atje gjimnazistja e talentuar u regjistrua më 1896 në Shkollën Politeknike të Zürichut (ETH, siç quhet tani). Kritikët e Einsteinit kanë shkruar se ai nuk ishte aq i aftë dhe si shembull kanë përmendur se kishte rënë në provimin pranues në Shkollën Politeknike të Zürichut, por me gjasë ky aksident Einsteinit i kishte ndodhur për shkak se nuk e njihte mirë frëngjishten, ndërsa në lëndët e matematikës dhe fizikës ai kishte nota shumë të mira. Kjo nuk mund të thuhet për Mileva Marić-in, e cila mezi arriti të kalojë testin.

Në vitin 1962 gazetari australian Peter Michelmore botoi një biografi të shkurtër: «Einstein: Profile of the Man». Aty Michelmore shkruante se gjatë studimeve Mileva Marić i kishte ndihmuar Albert Einsteinit në zgjidhjen e detyrave të matematikës. Por për këtë pretendim gazetari australian nuk kishte asnjë burim. Në vijim edhe autorë të tjerë e cituan Peter Michelmore-in dhe kështu u krijua përshtypja se Einsteini ishte stolisur me dijen e gruas së tij. Kjo nuk është e vërtetë, theksojnë autorët Allen Esterson dhe David Cassidy.

Në libër përshkruhet në detaje lidhja e Einsteinit me Mileva Marić-in. «Shtriga ime», «zezakja ime», «të dielën do të të puth në gojë» – këto janë disa nga fjalët që Einstein ia shkruan gruas së tij, me të cilën pati një vajzë dhe dy djem. Ata u shkurorëzuan në vitin 1914. Einstein u martua me kushërirën e tij Elsa. (dialogplus.ch)

10 komente në “Albert Einsteini, Mileva Marić dhe fundi i një miti të ngritur nga serbët”

  1. ME EMER says:

    Einstejni i sotem apo Ajnshtajni i djeshem , qe ne femijerine time e kam mesuar nepermjet leximeve , ka qene nje nxenes i mesem , jo i dalluar ne mesime , pasi ka qene tip dembeli . Milena Maric nje nxenese e shkelqyer ka ndikuar shume ne pasurimin me dije te Ajshtajnit , por dhe e ka dashurruar marezisht . Per kete vertetesi literatura ka qene dhe eshte e mjaftueshme . Amerikanet gjeten nje shkencetar te gateshem , e moren vjedhurazi dhe duke zbatuar ne praktike zbulimet e tij bene te mundur qe ai te “vdiste me buze te plasur ” , pasi ato qe mendonte se do ti sherbenin njerezimit , nga amerikanet u perdoren per shfarrosjen e tij , ku patjeter dua te theksoj , se nuk behet fjale per njerezit e thjeshte te Amerikes , por per “sterniperit e kaubojsave ” qe shfarosen vendasit , amerikanet e vertete . Pra bombardimet ne Hiroshima dhe Nagasaki te Japonise , bene qe Ajnshtajni i djeshem apo Eistejni i “demokracise se re te anarshise Shqiptare ” , te vdiste i trishtuar , buze plasur ..!Pa tjeter qe nga “rrembimi ” i amerikaneve ai ishte i kenaqur , pasi per ndryshe si me prejardhje Evre , do te kishte perfunduar ne furrat e pjekjes te nazizmit gjerman …

    1. andi Gunziu says:

      tu esere gran testa di kaco

  2. fantoma says:

    Dihet dhe është vërtetuar me dokumente, se Ajnshtajni në matematikë, ka qënë një nxënës mesatar…! Kjo është e pakundështueshme. Pra nuk mund të bënte vetë përpunimet, mbështetjen dhe vërtetimet teorike matematike të teorive të tij, sepse nuk kishte përgatitjen e duhur si matematicien…! Prandaj përpunimet, vërtetimet dhe mbështetjen teorike matematike të teorive fizike të Ajnshtajnit, i kanë bërë matematikanë të tjerë dhe konkretisht ndër ta një me origjinë greke (nuk më kujtohet emri). Kështu që ka shumë mundësi, që gruaja e tij matematikane, të këtë përpunuar pjesë matematike të Teorisë së Relativitetit dhe mos ja fusni si kau pelës, sepse thanë dy “amerikonë” dhe kjo na pëlqen, sepse ajo ishte SERBE…(?!) Ah bre shqipo i varfër që nuk do bëhesh asnjëherë njeri…!!!

    1. Fakti says:

      E para ti injorant me brire, shko shero paranojat e tua kundra shqiptareve, pastaj merr mundin te shkruash komente. E dyta, gruaja e Ajshtajnit, i cili me te drejte i therriste shtriga, pas ndarjes nga Ajshtajni jo vetem qe nuk shkelqeu, por u zhduk komplet nga jeta akademike.

      Pra nuk nxori AS dhe NJE zhvillim te saj ne fushen e shkences, nderkohe qe ai prodhoi deri ne fund te jetes. Dhe si perfundim ishte ajo qe mori vajzen e tyre te semure dhe e zhduku neper psikiatrite e botes, ndonese Ajshtajni kontribuoi ne shuma te medha per mbatjen e femijve.

      Ajshtajni jo vetem qe nuk ishte mesatar, por truri i tij i cili i more per tu studiuar pas vdekjes, kishte specifika qe nje njeri normal nuk i kishte. Sidoqofte vazhdoni me teori konsipiracioni qe s’i ha njeri.

    2. ALBANIA says:

      Konstandinos Karatheodori 1873 1915 ishte mesuesi i pare Grek nga ishulli Hios.

  3. ME EMER says:

    .. komenti i im eshte me baza historike dhe shume reale ..! respekt ..!

  4. Baliu says:

    Mileva vetem sa e ka penguar Einstein-in ne punen e tije, me kryeneqesine e saje, saqe Einstein-i ia ka ndaluar asaj te hyje ne dhomen e tije te punes. Punimin e tije te pare per TSR e ka shkruar me shokun e tije Michele Besso, i cli kur eshte pyetur me vone se pse ai nuk ka dhene ndonje kontribut tjeter ne fizike, eshte pergjegjur: At suksesin e tije te pare e ka mberrijte per shkak se ka qendruar nen krahet e shqiponjes (Einstein-it).
    Einstein-i eshte perballur me sukses edhe me matematikanet me te shquar te kohes si Felix Klein dhe David Hilbert, dhe nese shikoni neper enciklopedi Einstein-i renditet edhe si matematikan. Einstein-i poashtu parate e fituara nga qmimi Nobel, me 1921, ia ka derguar Mileves ashtu siq i ka premtuar, dhe ajo kurre ne jeten e saje nuk ka punuar.

  5. Plaku Xhuxhumaku says:

    Po, po, kurse kesaj Mileves, kur ishte e vogel detyrat e algjebres ia bonte mami i vet, keshtuqe i bie qe teorine e relativitetit ne fakt e ka zbuluar majka e Mileves.

  6. Fizikani says:

    Ajnshtajni nuk njihet vetem per Teorine e Relativitetit, ai ka edhe shume punime te tjera qe kerkojne aparat matematik si te TR, ose edhe me te komplikuar., si psh fotoefekti, levizja browniane etj. Pos ketyre Ajnshatjni shpalli Teorine e Pergjitheshme te Relativitetit ne vitin 1915, pra nje vit mbasi ishte shkurorezuar me Maricin. Aparati matematik i TRP eshte shume i nderlikuar se ai i TSR (Teosise Speciale te R.) sepse permben njehsimin tenzorial, qe eshte i panevojshem ne TSR ku mjafton algjebra e zakonshme dhe njehsimi diferencial dhe integral. Duhet t’i njohesh keto fusha ne detaje qe te kuptosh qe nqs do te kishte kontribut edhe dikush tjeter, cilido qe te ishte, nuk do ta lejonte pronesine intelektuale ti vidhej kaq kollaj. Nejse, ne kete bote te mbushur me gjithologe qe dine nga pak nga te gjitha, dhe shume pak specialiste qe dine gjithecka mbi nje fushe te caktuar cdo gje mund te presesh, mbase edhe qe Ajnshtajni ishte analfabet se e kishte shkrimin e dores te keq.

  7. Ben says:

    Paskenissan qene te.gjithe pro Serbe ju. Shqiptaret. Ata.janë ndarë aq herët sa nuk mund të ketë mundësi që është ajo serbja që I ka bere te gjitha. Tani mbase nxjerrin që Tesla I ka vjedhur punimet e rij nga gruaja!
    Serber duan te.mburren.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje