I dënuar për një vrasje që nuk e kishte bërë, Valentino Dixon, gjeti ngushëllim në art.
Që fëmijë atij i pëlqente të vizatonte, ndaj i përdori skicat e tij si një mënyrë për t’i ikur realitetit të vështirë të burgut.
Ai ishte dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen me armë të një burri në Buffalo, më 1991.
Art u bë shpëtimi i tij dhe ai vizatonte 10 orë në ditë.
Reputacioni i tij u rrit, gjersa iu kërkua të vizatonte foton e gropës së 12-të kampionatit të golfit “Augusta National”.
Dixon-i nuk qe marrë me golf, por imazhet plot jetë të barit të blertë, lulet dhe pemët, e frymëzuan.
Në prill të 2019-ës, Dixon-i u shfajësua pas 27 vjetësh burg dhe u ftua të merrte pjesë prej vërteti në fushën e golfit, që e kishte vizatuar vetëm duke e përfytyruar. (TemA TV)