Champions League këtë edicion ka qenë shumë më ndryshe dhe këtë e vërteton fakti se për dallim me vitin e kaluar, tri skuadra tjera janë në gjysmëfinale, përjashtuar Liverpoolin që në vitin 2018 kishte arritur deri në finale, por ishte mposhtur nga Reali.
Jose Mourinho mendon se Barcelona është më favorit se Liverpooli në Champions, edhe pse e cilëson këtë përballje 50-50.
Ajax – Tottenham është sfida e dy skuadrave simpatike që do t’i matin forcat më 30 prill dhe 8 maj.
Sfida tjetër është në mes të Barcelonës dhe Liverpoolit, ndeshje që pritet të dhurojë spektakël.
Të shumtë janë ata që mendojnë se nuk ka favorit në këtë takim.
I fundit që ka folur për këtë ndeshje, është Jose Mourinho.
“Mund të them se Barcelona janë pak më favorit se Liverpooli, por gjithashtu mendoj se kjo përballje është 50-50”, deklaroi ish-trajneri i Real Madridit e Manchester United.
Ai gjithashtu mendon se Ajaxi do të prekë finalen e Madridit, pasi i eliminoi Real Madridin dhe Juventusin.
“Unë mendoj se vetëm Barcelona dhe Liverpolli kanë kualitetet e duhura, për t’u përballur në fushë të hapur me Ajaxin dhe për ta mposhtur. Tottenhami do ta ketë të vështirë, nëse nuk ndërton një strategji”, tha portugezi.