“Football’s coming home”, Anglia po pushton Europën?

19 Prill 2019, 15:12Sport TEMA

Është antipodi i Brexit. Nëse nga njëra anë Anglia ekonomike dhe politike por organizon daljen nga Europa, futbolli i Ishullit po dominon në kompeticionet ndërkombëtare me 4 skuadra të kualifikuara në gjysmëfinalet e Championsit dhe Europa League.

Liverpooli, Tottenhami, Arsenali dhe Chelsea: katër ekipe të Premier League-s mund t’i bëjnë të dyja finalet të flasin vetëm anglisht. Kjo nuk ndodhte prej 35 vjetësh dhe objektivi është të thyhet dominimi spanjoll i viteve të fundit.

Merita është e një Premier League spektakolare, ku mendohet për të sulmuar e jo për t’u mbrojtur. Mjafton të marrim për si shembull Mnchester City-Tottenham 4-3.

Meritë sigurisht edhe e parave që vijnë nga të drejtat televizive falë një produkti të pakrahasueshëm më atë që prodhohet në vendet e tjera.

Në Champions, Liverpooli, pasi dështoi në finale sezonin e kaluar kundër Realit të Madridit, do të ketë përballë Barcelonën, ndërsa Tottenhami, pa Harry Kane të dëmtuar, duhet të bëjë llogaritë me “fëmijët” e Ajaxit. Në Angli shpresojnë të shohin një derbi anglez në finale, 11 vite pas Manchester United-Chelsea, shkruan SS.

Muzika nuk ndryshon as në Europa League. Chelsea, që drejtohet nga Maurizio Sarri, i etiketuar si Mister Europa (“kam fituar 18 nga 22 ndeshje në Europë”) do të përballet me Eintrachtin e Frankfurtit, ndërsa Arsenalit i është rezervuar si kundërshtare në gjysmëfinale Valencia. “Football’s coming home” (futbolli po kthehet në shtëpi). Kupat do të bëjnë të njëjtin udhëtim?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje