Nëse ndonjë klub kishte në plan për të menduar Eric ten Hag për në krye të stolit, është më mirë të filloj menjëherë të kërkoni një alternativë.
Erik ten Hag, njeriu që ka ndërtuar një Ajaks të mrekullueshëm që eliminoi Real Madridin dhe Juven nga Liga e Kampioneve, nuk preket.
Kjo, të paktën, është ajo që ka thënë menaxheri Erik Overmars, i cili në një deklaratë për
“De Telegraaf”, tha se ” këto ditë do të takohemi Eric ten Hag, dhe besoj se nuk do të ketë probleme. Rinovimi i kontratës duket si një zgjidhje e mirë për Ajaxin.”
Eric ten Hag, ka një kontratë me klubin e Ajaksit deri në verën e vitit 2020, por shanset janë që ai sërish do të mbetet në krye të stolit të skuadrës Holandeze.
Për teknikun 49-vjeçar ka pasur një interesim nga gjigandët e futbollit gjerman Bayern Munich, por dhe nga disa klubet të Serisë A. (TemA)