VIDEO: Tottehami kalon në gjysmëfinale në një sfidë të “çmendur” përballë Cityt. Kualifikohet dhe Liverpuli!

17 Prill 2019, 22:57Sport TEMA

Tottenhami ka arritur një kualifikim spektakolar në sfidën e dytë të zhvilluar në “Etihad Stadium” kundër skuadrës së Manchester Cityt.

Të besuarit e trajnerit Pep Guardiola,  arritën që të fitojnë në ndeshjen e kthimit me rezultatin 4-3, por që nuk u mjaftoi për tu kualifikuar për në fazën e gjysmëfinaleve të kompeticionit të “UEFA Champions League”, pasi ishin mposhtur në takimin e parë me rezultatin 1-0.

Një 90 minutësh i jashtëzakonshëm u zhvillua mes të dyja ekipeve ku që në harkun e 10-minutave të para të sfidës u shënuan plot katër gola të “çmendur”.

Ishte Sterling që në minutën  e 4-të që i dha epërisnë Man Cityt, por nuk kaloi as tre minuta dhe Son përmbysi gjithçka në minutat 7-të dhe 10-të.

Megjithatë, gëzimi i miqve nuk do të zgjaste shumë pasi në minutën e 11-të Bernardo Silva barazon menjëherë rezultatin duke rihapur sfidën.

Në gjysmën e pjesës së parë City merr sërish avantazhin duke shënuar me Stërling në minutën e 21-të që e mbylli pjesën e parë në favor të skuadrës së tij.

Edhe 45-minutat e dytë ishin po aq spektakolare sa të parët ku nuk munguan golat.

Ishte Agurro që shënoi në minutën e 59-të për Cityn që krijoi idenë e kualifikimit për ekipin e tij, por ishte Llorente që në minutën e 73-të shënoi një gol me shumë peshë për skuadrën e tij të Tottenhamit që i mundësoi dhe kualifikimin për në fazën tjetër.

Për në gjysmëfinale është kualifikuar dhe Liverpuli që elemenoi në këtë raund Porton.

“The Reds” fitoi dhe në sfidën e sotme në transfertë me shifrat 1-4.

Golat për Liverpul u shënuan nga ana e Mane, Salah, Firmino dhe Van Dijk, ndërsa për Porton shënoi Militao.

Më poshtë golat në takimin Man City-Tottenham. (TemA)

Goli i parë i shënuar nga Stërling

Goli i dytë i shënuar nga Son

Goli i tretë i shënuar nga Son

Goli i katërt i shënuar nga Silva

Goli i pestë i pestë i shënuar nga Stërling

Goli i gjashtë i shënuar nga Aguerro

Goli i shtatë i shënuar nga Llorente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje