“Mami, nuk bëra dot mrekulli”, Dolores tregon çfarë i tha Ronaldo pas eliminimit!

17 Prill 2019, 15:52Sport TEMA

Ndoshta është i vetmi i cili mund të shpëtojë nga lojtarët e Juventusit. Krisitano Ronaldo ka provuar të udhëheqë bardhezinjtë por mesa u pa pjesa tjetër e skuadrës e ka tradhtuar.

CR7 edhe pas mrekullisë në turin pasardhës ku shënoi 3 gola për të kualifikuar skuadrën, sërish këtë herë në çerekfinale realizoi dy gola në dy takimet kundër Ajaksit, por Juventusi nuk ia doli të kualifikohej.

Golat e portugezit mjaftuan për statistikat e tij personale, pasi talentët holandezë triumfuan falë lojës së grupit.

Sigurisht ylli portugez ka qenë i zhgënjyer pas ndeshjes, teksa nuk shkon në një gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve për herë të parë pas 8 viteve.

Ka qenë vetë mamaja e 34-vjeçarit, e cila për mediat portugeze zbuloi se Cr7 pas ndeshjes ishte shprehur se nuk bënte dot mrekullinë.

“Ishte i trishtuar pasi donte të shkonte në finale. Më tha që nuk bëj dot mrekulli, por jeta vazhdon”, u shpreh Dolores Aveiro, mamaja e Kristianos.

1 komente në ““Mami, nuk bëra dot mrekulli”, Dolores tregon çfarë i tha Ronaldo pas eliminimit!”

  1. kodra pas bregut says:

    Mami, ky eshte kulmi do te ofshante nje kengetare e vitit ‘
    72 kur do te eksperimentonte stile qe nuk i lejonte morali socialist .
    RonaldA nuk eshte lojtar por nje produkt mediatik nje modus vivendi per t’iu kundervene GJENIUT MESSI nga Kompanite mediatike te cilat paguajne miliona per imazhin e kesaj Pederes .
    Kujt i plasi ngollua se ky tipi nuk e kaloje dot turin ne Kupen e Kampioneve .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje