Leksioni Ajax: A e dini sa ka kushtuar mrekullia holandeze?

17 Prill 2019, 10:57Sport TEMA

Ajax është kthyer në majën e botës dhe pas paraqitjeve madhështore kundër Bayern, Real Madrid e Juventus, është e qartë që në Holandë ëndërrojnë suksesin final, edhe pse emra si Barcelona, Liverpool apo Manchester City, nëse kalon Tottenhamin, mbeten të frikshëm.

Gjithsesi, Ajax është që tani kampion i popullit të thjeshtë, është Davidi që mposht Golinë, esenca e futbollit të vërtetë, klubi që arrin të ringrihet si Feniksi, edhe pse çdo vit ia “grabitin” talentet.

Dje Ajax kishte përballë Juven milionere, por mbi të gjitha kishte përballë “gogolin” Cristiano Ronaldo, i cili kushtoi 117 milionë euro verën e shkuar, pa harruar pagën e tij monstruoze.

Po djemtë e Ajax, sa i kanë kushtuar klubit holandez? Rreth 50 milionë euro, me shumë lojtarë që janë rritur në Akademinë e klubit, ndërkohë që Frenkie de Jong është blerë për 1 euro nga Willem II, klub mjaft inteligjent, sepse mbajti 10% të kartonit, që do të thotë se pas shitjes së mesfushorit te Barcelona arkëton rreth 7,5 milionë euro. Ja dhe lista e plotë e formacionit që mundi Juventusin…

Portieri Onana – 150 mijë euro.

Veltman: Akademia

De Ligt: Akademia

Blind: Akademia (u shit për 17.5milionë euro, u rible për 16 milionë)

Mazraoui: Akademia

Frenkie de Jong: 1 euro

Schone: 0 euro

Van de Beek: Akademia

Ziyech: 11 milionë euro

Tadic: 12 milionë euro

Neres: 12 milionë euro

AJAX NË TOTAL: rreth 50 milionë euro!

1 komente në “Leksioni Ajax: A e dini sa ka kushtuar mrekullia holandeze?”

  1. Abdyl Skrapari says:

    AJAXI U NGRIT LART NE LARTESINE E FUTBOLLIT BOTËROR. TREGOI SE FORCA RINORE FORCA KOLEKTIVE ËSHTË MË E FORTË SE MILJARDAT QË SHNDROHEN NË MERKATON E FUTBOLLIT. FUTBOLLI NUK MUND TE LUHET ME EMRA, OSE ME NJI TALENT OSE DY. ZGJUARSIA FORCA RINORE LOJA KOLEKTIVE TALENTI I KOMBINUAR KALOJNE PARASHIKIMET E MBYSIN ARSYETIMIN E LLOGJIKEN E MILJARDA EUROVE. NE QARKULLIM. NJEREZIMI ASHT I MBESHTETUR TEK LEKU TEK PARAJA SIGURISHT ASHT BOSHTI KRYESOR I RRUTULLIMIT GLOBIT. POR JO GJITHMONE NDODH. KY ASHT NJI SHEMBULL

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje