Trajneri i Shqipërisë, Edi Reja prezantohet nesër nga Armand Duka!

16 Prill 2019, 15:57Sport TEMA

Edi Reja do të preznatohet nesër si trajneri më i ri i Kombëtares shqiptare, duke zëvëndësuar në këtë detyrë një tjetër Italian si Kristian Panuçi.

Prezantimi i trajnerit 73-vjeçar do të bëhet nesër përmes një conference për shtyp në orën 15:00 në prani dhe të presidentit të FSHF-së, Aramnd Duka.

Reja është një emër i njohur në futbollin Italian ku ka drejtuar skuadra të njohura si Lazio, Napoli, Atalanta etj.

Edi Reja do të bëhet trajneri i katërt Italian që drejton Kombëtaren shqiptare, pas Beppe Dossena, Gianni De Biasit dhe Christian Panuccit. (TemA)

 

3 komente në “Trajneri i Shqipërisë, Edi Reja prezantohet nesër nga Armand Duka!”

  1. katarakti says:

    Kush ka rene kaq fort ne dashuri me taljonet?! Nuk ka trajnere shqiptare, por u dashkan te vikan te gjithe nga Italia?! Perse nuk i propozuat Besnik Hasit stolin e kombetares?! Ose ndonje tjetri?

  2. Roberto says:

    Nga pamja ,emri dhe mosha nuk ta mbysh syrin. Mbetet per tu pare se si do ndryshoje loja e ekipit kombetar ne ndeshjet e shtatorit.

  3. maga says:

    nuk latë më mbeturina pa sjellë,mjaft që të jenë të huaj! do vdisni nga inferioriteti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje