Bartomeu nuk ka asnjë dyshim: Messi nuk do të largohet nga Barça edhe nëse ka një klauzolë prej një euro!

16 Prill 2019, 15:06Sport TEMA

Lionel Mesi e ka të lidhur jetën e tij me Barcelonën. Kështu thotë presidenti i Barcelonës, Josep Bartomeu mbi yllin e ekipit të tij.

Mesi është një ikonë e klubit dhe me skuadrën katalanasve ka fituar të gjithë titujt ekipor ndërsa nuk kanë munguar as ato individual.

Megjithatë, shpeshherë është përfolur nëse Mesi do të largohet nga Barcelona për të provuar cilësitë e tij në një ekip dhe kampionat tjetër, por presidenti i katalanasve shton se Mesi i përket Barcelonës.

“Dua të rinovoj sërish me Mesin, për arsyen se pasi të mbyll mandatin dua që pasardhësi im të ketë nën kontratë Mesin.

Mesi do të qëndrojë këtu, jeta e tij është e lidhur me Barcelonën.

Do të veprojë si Pele me Santos. Besoj se nuk do të largohej prej këtu edhe nëse klauzola për t’u larguar do të ishte vetëm 1 euro. Mesi është i Barcelonës”, përfundoi Bartomeu.

Në fakt edhe vetë ‘pleshti’ nuk e ka fshehur asnjëherë për ta mbyllur karrierën te Barcelona, pasi është ekipi që besoi prej fillimit te cilësitë e argjentinasit dhe Mesi tashmë ia ka shpërblyer klubit, teksa e ka udhëhequr drejt trofeve prestigjiozë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje