Shqipëria U-16 fiton ndaj Bjellorusisë

15 Prill 2019, 15:43Sport TEMA

Shqipëria U-16 e drejtuar nga trajneri Elvin Beqiri e ka filluar me një fitore 1-0 ndaj Bjellorusisë rrugëtimin e saj në International U-16 Tournament që po zhvillohet në Turqi. Në këtë turne kuqezinjtë do të luajnë edhe ndaj vendasve të Turqisë dhe Lituanisë.

16 vjeçarët kuqezinj zbritën në fushën e lojës me këtë formacion: Ujkaj; Abazaj; Pano; Kurbasha; Neziri; Kote; Kreka; Stafa; Halili; Bajraktari; Çereni.

Në pjesën e parë është luajtur një futboll i hapur, me të dy skuadrat që kanë kërkuar portat kundërshtare.

Në minutën e 39-të Shqipëria ka kaluar në avantazh me anë të Danilo Bajraktarit, që ka shënuar në portën bjellruse pas një aksioni të rrjedhshëm të finalizuar me sukses nga mesfushori i Internacionalit. Me rezultatin 1-0 për Shqipërinë skuadrat shkojnë në dhomat e zhveshjes.

Pjesa e dytë ka qënë shumë e luftuar, me skuadrën e Beqirit që është mbrojtur shumë mirë dhe ka kërkuar të godasë kundërshtarin nëpërmjet kundërsulmeve të shpejta, të cilat nuk janë finalizuar në mënyrën më të mirë.

Rezultati nuk ndryshoi deri në fund dhe debutimi në këtë turne miqësor që zhvillohet në Turqi nisi në mënyrën më të mirë.

Rrugëtimi i 16 vjeçarëve në këtë kompeticion vazhdon ditën e mërkurë, me ndeshjen që do të zhvillojnë me vendin organizator, Turqinë, në orën 16:00.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje