Një klub italian i prish punë trajnerit të ri të Shqipërisë!

16 Prill 2019, 09:43Sport TEMA

Edy Reja do të jetë trajneri i ri i Shqipërisë, duke ndjekur kështu dinastinë italiane të De Biasit dhe Panuçit. Ish-tekniku i Atalantas, Lazios dhe Napolit ka shtrënguar dorën me Armand Dukën, kreun e FSHF-së, dhe ditën e mërkurë do të jetë në Shqipëri edhe për prezantimin e tij.

Kontrata e tij parashikon një rrogë pak më të lartë se ajo e Christian Panuçit, por jo ndonjë ekzagjerim (22-23 mijë euro në muaj). Megjithatë, lajmi i fundit që vjen nga Italia, sipas “Ginaluca di Marzios”, ka të bëjë me ndihmës trajnerin dhe bashkëpunëtorin e Rejas.

Alessandro Calori kishte bërë gati valixhet, por Ternana, klubi që ende e ka nën kontratë, edhe pse e ka shkarkuar, nuk i ka dhënë “dritën jeshile”.

Kështu, Reja do të vijë vetëm, në pritje të shohë nëse Calori lirohet ose, të opsionojë për dikë tjetër, duke mbajtur fillimisht Ervin Bulkun si ndihmës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje