Në një sfidë mjaft emocionuese dhe e hapur, Juventusi pret Ajaksin në “Allianz Stadium” në ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve.
Kujtojmë që ndeshja e parë mes bardhezinjve dhe holandezëve ka përfunduar në barazim 1-1.
Juventusit në mbrëmjen e sotme do t’i duhet që të bëj në fushën e lojës pa dy titullarë të rëndësishëm dhe bëhet fjalë për Kielinin në mbrojtje dhe Mandzukiçin në sulm, ndryshe nga kundërshtari i tij, Ajaksi që e ka skuadrën e plotë.
Këto janë edhe formacionet me të cilat dy skuadrat do të zbresin në fushën e lojës:
JUVENTUS (4-3-3): Szczesny; De Sciglio, Bonucci, Rugani, Alex Sandro; Emre Can, Pjanic, Matuidi; Bernardeschi, Dybala, Ronaldo.
AJAX (4-2-3-1): Onana; Veltman, De Ligt, Blind, Mazraoui; Schöne, De Jong; Ziych, van De Beek, Neres; Tadiç.
——————————————————–
Mbyllet çerekfinalja Juventus-Ajaks me rezultatin 1-2. Ajaksi kalon ne gjysmefinale
GOL! Shpreblehet loja spektakolare e Ajaksit qe kalon ne epersi me ane te De Ligt qe shenon nje gol mjaft te bukur me koke
Minuta 65′, Tjeter mundesi e arte per Ajaksin me Ziych qe perballe portes nuk godet, duke dhene nje pasim te gabuar brenda zones
Minuta 62′- Jane serish te pafat lojtaret e Ajaksit te cilet pas nje kundersulmi perfekt me Tadic qe hedh nje top brenda zone per Ziych, por largohet ne castet e fundit nga Pjanic
Minuta 60′- Asis i Ronaldos per Kean, qe nuk arrin dot te jete i sakte perpara portes, duke e derguar topin jashte portes se mbrojtur nga Onana
Minuta 57′- I jashtezakonshem portieri Szczesny qe ndal serish nje gol te sigurte te van De Beek duke i mohuar avantazhin Ajaksit
Minuta 55′- Nuk arrin dot Ronaldo te shenoje serish me koke per “Zonjen e Vjeter”, duke e derguar topin jashte kuadratit
Minuta 52′- E pabesueshme çfare humbet Ziych, i cili i vetem perballe Szczesny ndalet mrekullisht nga ky i fundit
Minuta 50′-Nje aksion spektakolar i Ajaksit, por qe nuk konkretizohet dot me gol nga van De Beek qe fiton vetem nje korrne
Nis pjesa e dyte e ndeshjes me Juventusin qe kryen zevendesimin e pare duke futur ne loje Keane ne vend te Dybales
Mbyllet pjesa e parë me rezultatin 1-1
Minuta 45′- Tenton Ronaldo nga nje goditje denimi, por topi perplaset ne mur
GOL! Barazohet gjithçka ne Torino. Kunderpergjigjet mjaft mire Ajaksi qe barazon shifrat me ane te van De Beek, i cili perballe Szczesny nuk gabon duke e derguar topin ne fund te rrjetes
GOL! Kristiano Ronaldo zhbllokon rezultatin per bardhezinjte, duke realizuar me koke brenda zones. Shperthen ne feste tifozeria vendase
Minuta 22′- Tentona nga distanca Paulo Dybala per te befasuar Ajaksin, por gjen te pergatitur portierin Onana
Minuta 20′- Ajaksi humbet mundesine me te mire per te kaluar ne avantazh me ane te van De Beek, i cili perballe Szczesny nuk arrin dot ta dergoje topin ne fund te rrejtes
Minuta 10′- Mbaron ndeshja per Mazraoui pas nje demtimi, ne loje ne vend te tij aktivizohet Sinkgraven
Minuta 5′-Nderpritet per disa çaste loja pas nje demtimi te Mazraoui
Minuta 3′- Moment mjaft i mire per ekipin e Juventusit qe ka zhvendour lojen ne mesfushen kundershtare duke vendosur ne veshtirese Ajaksin
Nis takimi me topin e pare te nisur nga qendra nga ana e lojtareve te Juventusit
Ekzekutohet himni i Champions League nen nje atmosfere fantastike te krijuar nga ana e tifozerise vendase
Ekipet zbresin ne tapetin e “Allianz Stadium”