Legjenda e futbollit gjerman, Mikael Balak është shprehur se trajneri i duhur që mund t’i sjellë shkëlqimin Bajernit dhe Bundeligës do të ishte Hoze Murinjo.
Portugezi është pa punë prej kur u shkarkua nga drejtimi i Junajtid, ndërsa shpeshherë është shprehur se po kërkon klubin e duhur për të nisur një aventurë të re nga sezoni i ardhshëm. N
dërkaq, Balak tha se trajneri aktual Kovaç ëshët për t’u respektuar por Murinjo është i veçantë.
“Për momentin trajneri i Bajernit është Kovaç dhe ai duhet të respektohet për këtë. Ka bërë një punë të mirë, por askush nuk mund ta mohojë se në një të ardhme se bashkëpunimi me Murinjon do t’i sillte klubit dhe Bundesligës shkëlqimin, njësoj si në kohën e Guardiolës, i cili edhe pse nuk triumfoi në Ligën e Kampionëve, krijoi një impakt të madh.
Në këtë formë kur trajner është një si Guardiola apo Murinjo profili i klubit në nivelin europian rritet gjithnjë e më shumë.
Ndërkohë, nëse trajner është Murinjo atëherë edhe yjet në ekip afrohen më lehtësisht, pasi në këto vitet e fundit Bundesliga nuk ka qenë në nivelin e kampionateve të tjera europiane”, tha Balak.
Mbetet për t’u parë nëse fjalët e 42-vjeçarit do të merren parasysh nga drejtuesit bavarezë teksa Murinjo është ende një trajner i lirë në pritje të ofertave.