Duka: Me Rejën kemi bërë zgjedhjen e duhur, e zgjodha se njeh futbollistët e Kombëtares!

17 Prill 2019, 16:46Sport TEMA

Në konferencën për shtyp të prezantimit të trajnerit të ri të Kombëtares shqiptare ka folur dhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, i cili theksoi se e zgjodhi Rejan për arsyen se ishte një trajner me shumë eksperiencë dhe se i njihte futbollistët e Shqipërisë.

“Mendoj se kemi bërë zgjedhjen e duhur. Një trajner me shumë eksperiencë, do të japi atë që ka nevojë ekipi pasi kombëtarja ka futbollistë të mirë që luajnë me ekipe të mira por që kanë nevojë për një trajner ekspert për t’i vendosur në fushë.

Çfarë kemi biseduar në Shkodër e tha trajneri, por pas ndeshjes i kam kërkuar një opinion nëse e njeh Shqipërinë nëse e ka parë më parë, por pa e menduar. Megjithatë, në atë moment më lindi në ide si kandidat i mundshëm për Kombëtaren.

Më pas kemi shkëmbyer telefonata, kemi udhëtuar sëbashku me zëvendëspresidentin Lutfi Nuri, dhe Shulku, jemi takuar në Bolonja. Ajo çfarë më ma ka bindur më shumë është eksperienca e madhe e Edi Rejas, dhe fakti se kishte shumë informacion për lojtarët e ekipit shqiptar dhe jo vetëm për ata që luajtën në Shkodër”, tha Duka.

3 komente në “Duka: Me Rejën kemi bërë zgjedhjen e duhur, e zgjodha se njeh futbollistët e Kombëtares!”

  1. Shqipetaret e bashkuar says:

    Duka diktatori i futbollit beri si legen, ndersa luhej me Turqin ndeshja ky Palaco ishte me Rejan ne tribune,dhe e mohoi si legen qe eshte. Po paguan dy rroga dhe zgjodhi nje moshatar se ska para te paguaj te tjere. Nje deshtim 16 vjet DUKA IK u zgjodh me vota te parregullta te shoqerive sportive qe nuk ekzistonin, ky eshte 4vjecari i fundit dhe ky do e djegi kombetaren fare per xhepat e tij sic beri me kampionatin dhe klubet me emer ne Superlige.

  2. Qytetar says:

    De Biazi nuk u largua kot !
    Ekipi yne nuk ka shance per nje vend cilesor ne klasifikim !
    Ky trainer nuk e njeh gjendjen,grupimet dhe interesat e tyre,do ta kete shume te veshtire.
    I uroj suksese !

  3. kujtesa says:

    Une mendoj se deklarata e Dukes se,e zgjodha Rejen sepse njef lojtaret e ekipit Shqiptar,eshte e gabuar.
    Kjo sepse kombetarja jone me keta djem ka treguar se deri ketu e ka kapacitetin. Puna e Rejes duhet te fokusohet ne nje perzgjedhje tjeter dhe i fokusuar jo vetem ne europe por mbi te gjitha,te djemte qe luajne ne superiore. Eshte e pafaleshme qe ne 25 djem,vetem 2 apo 3 jane nga superiorja dhe me e keqja,edhe keta nuk luajne. Ne stolin apo 11 lojtaret qe luajne me perfaqesuesen,ka shume qe jane me dobet se sa plot djem qe as De Biazi dhe as Panuci si ka mbledhur asnjehere te kombetarja.
    Kjo ka dhe anen tjeter te keqe te medaljes,qe djemte duan te ikin nga klubet shqiptare ne destinacione edhe me te keqia se futbolli shqiptar,vetem e vetem per ca para me shume por qe ne fund nuk i sherben rritjes cilesore te ketyre djemve.
    Duke u grumbulluar me perfaqesuesen,patjeter qe keta djem do marrin oferta nga klube te mira dhe serioze qe ne fund do i sherbejne per mire kesaj perfaqesuese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje