Mbyllet çerekfinalja Man City-Tottenham me rezultatin 4-3. Të gjithë golat e ndeshjes me VIDEO

17 Prill 2019, 22:50Sport TEMA

Mançester Siti kërkon sot përmbysjen përballë Totenhem në Ligën e Kampioneve, për të vazhduar ëndrrën e kualifikimit të mëtejshëm në këtë turne, ku shumëkush e ka cilësuar skuadrën e Guardiolës si pretendente për trofeun.

Humbja 0-1 në sfidën e parë ka komplikuar disi situatën për Sitin, ndërsa Guardiola vazhdon të bëjë disa ndryshime të rëndësishme në formacion e sidomos të lërë jashtë rreshtimit një prej futbollistëve që dukej më në formë në këtë sezon, Leroi Sane. Gjermani, ashtu si  i cili ashtu si Gabriel Zhezus apo Mahrez,  e nis takimin e sotëm nga stoli.

Sa u përket londinezëve, trajneri Poçetino ka pak alternativa për sulmin duke llogaritur dëmtimin e Kejn dhe sot, në majë të sulmit do të aktivizojë përsëri koreanin Son.

Formacionet

MANCHESTER CITY (4-3-3) : Ederson; Walker, Kompany, Laporte, Mendy; Gundogan, David Silva, De Bruyne; Bernardo Silva, Sterling, Aguero. Trajner Guardiola 

TOTTENHAM (4-3-2-1) : Lloris; Trippier, Alderweireld, Vertonghen, Rose; Wanyama, Sissoko, Eriksen; Dele Alli, Lucas Moura; Son. Trajner Pochettino

—————————————————-

Mbyllet çerekfinalja Man City-Tottenham me rezultatin 4-3

GOL! LLorente shenon nje gol te rendesishem per Tottenhamit qe me kete rezultat eshte skuadra e tij e kualifikuar

GOL! Vjen avantazhi per Manchester Cityn me ane te Aguerros qe realizoi nje gol spektakolar brenda zones

 

Minuta 57′-Kunderpergjigjet Tottenhami me Llorente qe godet me koke brenda zones, por ndalet mrekullisht nga Ederson

Minuta 54′- Eshte serish Lloris qe ben nje tjeter pritje spektakolare pas gjuajtjes nga De Bruyne duke i mohuar nje gol te sigurte

Minuta 50′- Lloris ben mrekulline duke i mohuar golin e avantazhit Cityt pas nje goditje te rrezikshme brenda zone nga Sterling

Minuta 48′- De Bruyne krijon rastin e pare te rrezikshem ne kete pjese te dyte me nje gjuajtje nga goditja e denimit, por mbi tranverse

Nis pjesa e dyte e ndeshjes

Mbyllet pjesa e parë me rezultatin 3-2

Minuta 44′- Tenton dhe De Bruyne nga distanca per te kapuar ne befasi Lloris, por pret pa probleme portieri francez

Minuta 42′- Son i afrohet golit te barazimit per ekipin e Tottenham me nje goditje te rrezukshme nga jashte zone, por qe perfundon jashte kuadratit

GOL! Spektakolar Man City qe permbys gjithçka me ane te Sterling qe shenon golin e tij te dyte dhe te avantazhit per skuadren e tij

GOL! Nuk ka te ndalur spektakli. City reagon menjehere duke risjelle shume shpejt barazpeshen me Silven 

GOL! E pabesueshme çfare ndodh ne Etihad Stadium. Tottehami permbys gjithçka me te njejtin autor Son qe shenon ne menyre fantastike nga distanca

GOL! Barazon menjehere takimi. Eshte Son qe realizon per Tottenhamit me nje goditje te sakte duke mposhtur Edereson

GOL! Spektakolar Sterling qe i jep shume shpejt avantazhin skuadres se tij me nje gol te mrekullueshem nga distanca

Nis zyrtarisht takimi qe pritet te jete spektakolar deri ne vershellimene e fundit

Ekzekutohet himni i Champions League nen nje atmosfere fantastike

Skuadrat zbrein ne tapetin e “Etihad Stadium”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje