VIDEO: Zhgënjimi për eliminimin në Champions, Ronaldo nuk e fsheh zemërimin ndaj shokëve të skuadrës

19 Prill 2019, 16:28Sport TEMA

Zhgënjimi për eliminimin e parakohshëm nga Liga e Kampionëve ka hidhëruar të gjithë ambientin e Juventusit.

Bardhezinjtë edhe pse e nisën sfidën në avantazh dhe më pas gjetën rrugën e rrjetës, sërish nuk ia dolën përballë Ajaksit, të mbushur me talente.

Ndërkohë, Juventusit nuk i mjaftoi Kristiano Ronaldo. Portugezi i cili nuk është mësuar t’i japë kaq herët lamtumirën këtij kompeticioni,e tregoi haptazi pakënaqësinë ndaj shokëve të skuadërs.

Pas përfundimit të ndeshjes teksa mërzia për futbollistët juventin ishte në kulm, CR7 u filmua nga kamerat e stadiumit duke bërë një gjest të pahijshëm drejt pankinës bardhezi.

Në fakt, Ronaldo mund të jetë dhe lojtari më i justifikuar pasi 34-vjeçari detyrën e tij e bëri më së miri teksa në raundin e kaluar shënoi një tregolësh ndërsa në këtë fazë shënoi dy herë përballë Ajaksit.

Gjithsesi, gjesti në drejtim të stolit të Juventusit edhe mund të ishte shmangur nga Ronaldo pasi ishte një formë ofenduese ndaj shokëve të skuadrës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje