Nga Fernada Cenko
Socialistët nuk kanë hyrë në bashkinë e Lezhës që në vitin 2007, kur ju dha “dhuratë” LSI-së.
Nga një bastion i majtë dikur më pas zona kaloi e gjitha djathtas, duke u kthyer dhe një nga patatet më të nxehta politike të zgjedhjeve shqiptare.
Si në 2013-n, ashtu edhe në 2017-n qarku që nxjerr 4 deputetë jetikë për ekuilibrin kombëtar ka qenë një arenë e përplasjeve të forta dhe ku aktorët në lojë ishin të nivelit më të lartë- që nga Presidenti i Republikës që u angazhua direkt në fushatë 2 vjet më parë ku bëri thirrje për armatosje.
Sot Lezha vjen me dy goditje në të dy krahët nga hetimet e prokurorisë: kryetari aktual i bashkisë që i përket PD-së, Fran Frrokaj dhe ish-deputeti i PS-së, Arben Noka që përfaqëson një grup të rëndësishëm interesi.
Në Lezhë socialistët kanë dërguar një politikan të lartë siç është deputeti Pjerin Ndreu, i cili pasi përfaqësoi Lezhën dy vjet si deputet pritet të lërë mandatin për të garuar për postin e kreut të bashkisë, post dhe rol që është i rëndësishëm për ekuilibrat politikë në zgjedhjet e përgjithshme.
Në një intervistë për “TemA Javore”, Ndreu ka prezantuar hapat konkretë që do të ndërmarrë me problemet që po përballet qyteti i Lezhës. Duke u ndalur tek platforma që do të ofrojë për lezhjanët, Ndreu tha se do ketë një revolucion qe nga qasja e administratës së bashkisë e cila duhet të transformohet nga godinë punësimi në godinë shërbimi.
Sa i takon terrenit të vështirë elektoral si Lezha ku në zgjedhjet e fundit u shënuan disa aksidente si edhe paralajmërimin nga eskponentë të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për akte dhune, Ndreu theksoi me bindje të plotë se do të krijojë gjithë komoditetin që zgjedhjet të jenë të qeta, ku secila palë të shprehë qetësisht alternativën.
Vendimin e kreut të PD-së Lulzim Basha për të djegur mandatet, socialisti e quan një gafë të rëndë dhe një vetëvrasje politike.
Të lësh mandatin e deputetit për kryetar bashkie është privilegj apo sakrificë?
Është një ndryshim që ka të bëjë me stilin apo komoditetin që të jep një detyrë. Mendoj që duke parë derexhenë se ku është katandisur menaxhimi i bashkisë Lezhë, është një detyrim ndaj atij komuniteti, ndaj politikave te zhvillimit që ne si PS e kemi në ADN me pushtetin lokal.
Si ju erdhi propozimi për tu bërë kandidat për kryetar Bashkie? Ishte një kërkesë e juaja apo vendim i kryeministrit Rama?
Në fillim kam rënë dakord me strukturat e PS në Lezhë. Pa atë dakortësi nuk do bëhej e mundur. Pastaj duke parë këtë, kuptohet që ka pasur dakortësi dhe në kryesi dhe tek unë. Nëse nuk harmonizohen të gjithë faktorët nuk ke si kandidon.
Cili është opinioni juaj për paraardhësin tuaj? Çfarë i njihni si meritë?
Nuk kam asnjë koment. Nuk më takon mua, por votuesve të Lezhës të gjykojnë.
Çfarë platforme u ofroni Lezhës?
Jemi në përpunim të platformës. Po konsultohemi me problematikat dhe grupe të ndryshme interesi. Po ajo që mund të them është që do ketë një revolucion qe nga qasja e administratës së bashkisë e cila duhet të transformohet nga godinë punësimi në godinë shërbimi. Një sistem ku qytetarët të jenë pjesëmarrës në politikat e zhvillimit të qytetit. Ku çdo lek do bëhet transparent për mënyrën si shpenzohet etj.
Çfarë do keni përparësi, më saktë kush është me emergjentja?
Administrata e bashkisë, sistemi i taksimit, vizioni i transformimit të pushtetit, projektet për zhvillimin dhe një mënyrë të re komunikimi me qytetarët.
Duke parë një terren të vështirë elektoral si Lezha ku në zgjedhjet e fundit u shënuan disa aksidente. Si keni menduar ta zhvilloni fushatën për të mos patur një përsëritje të historisë?
S’do ketë asnjë incident nga ana jonë. Do krijojmë gjithë komoditetin që zgjedhjet të jenë të qeta ku secila palë të shprehë qetësisht alternativën. Nuk ka për të pasur!
Por z.Ndreu, eksponentë të Partisë Demokratike dhe LSI kanë paralajmëruar djegie qendrash votimi dhe akte dhune…
Kanë punën e tyre. Nuk mendoj se kjo është një alternativë. Ne do vazhdojmë punën tonë duke shmangur çdo lloj konfortimi. Nuk kemi asnjë lidhje me aktet e dhunës.
Z.Ndreu! Rendi është një përgjegjësi që i takon mazhorancës, në këtë drejtim a keni marre ju masa për t’i garantuar siguri qytetarëve ?
Situata e rendit është e stabilizuar në Lezhe. S’ka asnjë problem shqetësues. Policia po bën një punë të mirë.
Nëse kundërshtarët tuaj politikë do ju ftojnë, a do jeni të gatshëm për një ballafaqim publik?
S’kam asnjë kompleks për t’u ballafaquar për çdo gjë që ka lidhje me zhvillimin e Lezhës. Jam aty për tu përballur dhe marrë përsipër jo për tu shmangur. Ne do dalim me alternativë të qartë duke vënë pikat mbi i.
Ju lutem keni një gjë më konkrete se çfarë doni të bëni në Lezhë, një premtim që keni mbështetje edhe të qeverisë?
Një revolucion total në shërbime, projekte dhe investime.
Një nga rivalët të zyrtarizuar deri tani është edhe Ndocaj, ish deputeti i PS. Si e shihni?
No koment
Një pyetje përtej kandidimit. Si i vlerësoni prurjet e reja në parlament?
S’jam unë që i gjykoj. Janë zgjedhje të liderëve të opozitës. Janë ata që japin opinione që i njohin më mirë përderisa i kishin përzgjedhur si ajkën e vetë për tu përfaqësuar.
Basha për gjithë këtë që bëri( djegien e mandateve) gaboi apo ka një as nën mëngë?
Gjithë kancelaritë ndërkombëtare e kanë cilësuar gabim. Precedenti është i rrezikshëm dhe prodhon destabilitet. Askush nuk e mbështet. Bile as anëtarë të PD. Kështu që është një gafë jo gabim. Vetë vrasje politike.(TemA Javore)
Bravo , Pjerini eshte kandidati i duhur per Lezhen ,por po nuk pati para , do te perfundoj duke mbjellur palma .
Me I miri qe mund ta beje nje Lek pune
Njeriu i duhur per Lezhen, politikan i larte njeri i vendosur dhe i beses, njeri qe ka treguar me vepra se di te jape zgjidhje Lezhes. Do jete fat i madh per Lezhen qe do ta kene kryetar bashkie. Lezhjane votojeni qe te riktheni qytetin ne shinat e zhvillimit.
Pjerin Ndreu njeriu i duhur per Lezhen.
Punetori, i sinqerti, i vendosuri, njeriu i fjales, personi i nevojshem per te bere ndryshimin e madh.
Nje tjeter gangster super kriminel. Edhe ti ko.en Pb do marresh se shpejti. 9999999×9 me mire Ndocaj.
Lezha ne keto vitet e fundit nuk ka njohur asnje investim ne asnje fushe, dhe kjo ka ardhur nga paaftesia e drejtuesve.Me z.Ndreu ne drejtimin e bashkise jam i bindur se Lezha do njohe investime ne çdo cep te saj.
Lezhes ne dite e sotme i duhet nje kryetar bashkie tjeter. Sepse kete qe e kemi nuk na hyn ne pune fare. Adminisatrat e ketij krytari aktual te bashkise Lezhe eshte nje katastrofe per te gjithe taksapagueait e Lezhes. Pastaj te mos themi per investimet qe nuk jane askund. Tani fillon e te mbjell ca peme ne rrugen e kalase edhe mendon ae do te marre ca vota. Por kete here e ke te kote.
Eshte privilegj qe qyteti yne te drejtohet neser nga nje figure kaq e kompletuar. Korrekt, i drejte dhe me deshiren e energjine per ti kthyer qytetit vleren e munguar.
Leshes ne dite e sotme i duhet nje kryetar ndryshe nga ky qe eshte aktualisht. Administrat e kesaj bashke eshte nje katastrofe per taksapaguesit e Lezhe. Fillon te mbjelle ca peme edhe mendon se do te marre vota. Por kulmi eshte kur filloi dhe mbaroi kopeshtin e femijeve 2 muaj para zgjedhjeve aktuale me mendimin qe do te marre vota. Por koha e ketij kryetari mbaro. Ne duhet te shikojme perpara. Vetem me Pjerin Ndreun mund te ndryshojme cdo gje ne kete qyetet
Njeriu qe i duhet, qytetit qe po vdes cdo dite.
Korrekt i balancuar dhe qe nuk ben kompromis per interesa personale ne dem te qytetit, sikurse ndodh sot.
Pjerin Ndreu ! Njeriu I punes ,i disiplines, i devotshmerise per te bere nje pune qe askush se ka bere qe nga 2007 ne Qytetin e Lezhes. Njeriu qe ne krye të Bashkise se Lezhes do te sjelle ndryshimin qe qytetaret presin të ndodhe me vite . Pjerin Ndreu eshte personi i duhur qe do të sjelle besimin te njerezit se ne mund te jetojme ne Lezhe pa menduar alternativen per tu larguar nga vendi yne.
Lezha ka nevoje me shume se kurre per rimekembje dhe ndryshim te pasqyres se saj e shprehur ne fytyren e cdo lezhjani. Dhe kete mund ta beje me mire se kushdo Z. Pjerin Ndreu me perkushtim dhe pune. Fitorja e tij eshte jetike per Lezhen. Suksese
Pjerin Ndreu eshte njeriu qe i pershtatet nje Lezhe me resurse te medha shfrytzimi. Lezha ka nevoje me shume se kurre te mire administrohet dhe njerez ambicioz dhe kembngules si Pjerini duhen. Ftoj te gjithe qytetaret te mos bejne me gabimet e te shkuares, te dalin mbi bindjet individuale dhe te mendojne pak per qytetin e tyre, per femijet e tyre.
Late nam me keto komente me pagese. Te pakten bashke me emrin nderroni pak edhe tekstin apo nuk ju paguajne mjaftueshem per kete “stermundim”.
lezha dhe cdo lezhjan me shume shume se kurr sot kan nevoje per nje perfaqesues qe i degjon hallet e tyredhe izgjedh. Cdo person qe dovotoje Pjerin Ndreun , do votoje per qytetaret e gjith lezhes per nje dere te hapur dhe per ti kthyer dinjitetin institucionit te Bashkise.Jo vetembashkise por dhe investime per Lezhen.Pjerin Ndreu e ka treguar vizionin e qarte qe ka .Prandaj duhette jene qytetaret Lezhjane qe ta vleresojne ta perkrahin dhe ti kthejne faqe Lezhes..
Ky ashte nje qenef burre
Ne Lezhe, prej 4 vitesh drejton bashkine nje hajdut tokash. Ne bashkepunim me pjesetare te administrates se vet dhe me kryetarin e Keshillit te Qarkut si dhe me disa gangstere rruge nuk ka lene gje pa bere duke tjetersuar tokat prone shteterore dhe private gjate bregdetit nga grykederdhja e lumit Mat deri tek Rana e Hedhur. Pasi ka mbushur thaset me para, kryetari aktual Fran Frrokaj eshte marre i pandehur nga prokuroria dhe ndodhet ne gjykim ne gjykaten e Lezhes. Atje, ai ben teater duke luajtur rolin e shejtan – budallait sikur nuk ka dijeni per cfare ka bere, per dhjetera firma te vene ne dokumente zyrtare, per tjetersimin me firmat e tij te tokave nga pyje ne pemetore dhe nga ranishte ne ” toke buke “. Keto toka, me firmat e tij, iu jane kaluar disa banditeve ne Lezhe te cilet jane, edhe ata ne gjykim. Nese Frrokaj dhe banditet e tjere nuk do te marrin denimin e merituar me ligj per krimet e kryer eshte e sigurt se te zotet e tokave, te cilat i kane me dokumente 100 vjecare dhe me vendime te sotme te formes se prere, do ia tregojne vendin edhe Frrokut edhe atyre Frrokeve te tjere qe kane bashkepunuar me te per vjedhjen e tokave. Ata, sipas kontakteve qe kam pasur me ta, jane duke pritur me durim vendimin gjyqesor por jane te gatshem te vendosin edhe vete ndaj autoreve te krimit. Madje, kryetari i bashkise Fran Frrokaj eshte ne ndjekje penale edhe ne nje proces tjeter kriminal per pronat qe ndiqet nga Prokuroria e Krimeve te Renda. Tani, ky individ bandit dhe kriminel, ne vend qe te shfaqe pendese per cfare ka bere ka ndermend te perpiqet te na ” qeverise ” ( d.m.th. vjedhe ) perseri. Ka shume te ngjare qe po doli ne fushate serish do ta marre ” voten ” e duhur diku ne terren nga ata qe iu ka shkaktuar aq telashe.
Z. Ndreu e njoh nga larg por, ne Lezhe nuk ka njeri qe te thote dicka konkrete rreth tij, as se i ka mashtruar, as se iu ka marre ndonje gje. Dhe dihet, se ka qene per disa vite edhe Drejtor Policie dhe deputet dhe, po te donte, do te kishte marre me dhjetera dynym toke ne bregdet. eshte ne nderin e tij se s’e ka bere. Normalisht, ndryshimi midis tij dhe kryetarit aktual eshte si dita me naten. Ndersa kandidati tjeter Frrokaj dihet se kush eshte dhe cfare perfaqson, nje bylyk dhe ordiner i pavlere.
Sa per dijeni per komentuesin me shume emra qe nuk kanë asnje lidhje me lezhen.
Lezha nuk ka qene kurre e as nuk do jete bastion i se majtes komuniste.
Persa i perket shokut pjerin.
Si bir i nje komunisti dhe si kelysh komunist nuk ka asnje lidhje me lezhen.
Si nje njeri i lidhur kembe e kokë me kriminelët nuk ka asnje lidhje me lezhen.
Lezhjanët jane njerez te urte e punetor dhe nuk kanë asnje lidhje me njerez si kelyshi komunist Pjerin.
Njerez te tille vetem se e kanë vjedhur dhe shkaterruar lezhen.
Lezha i takon lezhjanëve e jo njerezve te tille si Pjerini
Vdekje deri në çelizen e fundit te komunistëve
Me nje fjale, sipas komentuesit ” Petrit “, Lezhen dhe lezhjanet duhet t’i qeverise nje ” antikomunist ” hajdut dhe mashtrues dhe jo nje ” komunist ” i paperlyer me asgje te keqe. Petriti pa mend nuk ka kuptuar asgje nga kjo bote, nuk ka kuptuar se sot pas 30 vitesh nuk mund te flitet me per ” komuniste ” dhe ” antikomuniste ” por per njerez me integritet moral dhe pa integritet moral. Sipas Petriteve, nje hajdut i njohur ne gjithe Lezhen ( madje ai ka vjedhur edhe kur ishte Kryetar Komune ketu tek ne ne Shenkoll ) duhet te rizgjidhet Kryetar Bashkie sepse eshte ” antikomunist “. Petriti eshte kaq i paditur dhe kaq anadollak saqe nuk di as prejardhjen e kryetarit aktual te bashkise. Cdo popull ( duke perfshire edhe ate te Lezhes ) do te kete ate qeverisje lokale qe meriton. Nese zgjedh hajdutin do te vidhet prej tij dhe pastaj nuk ka te drejte as morale dhe as ligjore t’i ankohet kujt.
Une Lezhjani e kam nisur nje koment dhe po pres te me botohet nga gazeta demokratike dhe liridashese ” Tema “.