Lotito rrëfen si zgjodhi Igli Taren drejtor sportiv dhe si shqiptari mbrojti “armikun” e tij

22 Prill 2019, 16:57Sport TEMA

Gjatë një eventi në Kampanjano të Romës, presidenti i Lacios, Klaudio Lotito, ka dhënë disa deklarata interesante për tema të ndryshme.

Njëra prej tyre është edhe ajo e zgjedhjes së Igli Tares në postin e drejtorit sportiv.

“Thoshin që kishte ardhur me gomone dhe e tallnin për këtë. Kam bërë një zgjedhje shumë të zgjuar. Ishte koha që do t’i rinovonim kontratën, erdhi në takim bashkë me prokuratorin e tij dhe i thashë:

‘Shiko, nuk do ta rinovoj kontratën”.

Ai më tha: ‘Si? Ju më keni dhënë fjalën, nuk është korrekte, nuk është serioze’. Ia thashë se kisha në plan ta bëja drejtor sportiv.

‘Po si, nuk kam as licencën’, – u përgjigj ai. ‘Mos u shqetëso, – vazhdova – atë do ta marrësh. Mendohu për 30 minuta!’ Erdhi pas gjysmë ore dhe më tha “po”.

Telefonata e parë që mora ishte ajo e Delio Rosit, i cili më pyeti nëse e kisha zgjedhur drejtorin sportiv. Ai thashë “po” dhe ai më pyeti:

“Rrezik ke zgjedhur Taren’. ‘Po, kam zgjedhur Taren’, – iu përgjigja. ‘Ti e bën këtë, sepse e di që ai është kundër meje’, – vazhdoi Rosi dhe aty shpërtheva: ‘Si guxon të më flasësh kështu? Ti je një nëpunës, bëj punën tënde dhe pas dy muajsh do të më falënderosh’.

Pas pak kohësh shkuam në Siena dhe u mundëm 2-0. Delio Rosi i tha Tares: ‘I thuaj presidentit të më shkarkojë, nuk e kam më skuadrën nën kontroll’.

Tare më tregoi gjithçka dhe në fund më tha: ‘President, unë do ta kisha mbrojtur’. Unë i thashë menjëherë:

‘Po, ke të drejtë, ta mbrojmë!’ Atë vit fituam Kupën e Italisë”, – ka rrëfyer presidenti i Lacios, Lotito, i cili duket se i ka zbutur tonet pas shpërthimit para skuadrës në Formelo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje