Ben Blushi: Nuk drejtoj asnjë parti, ja e vërteta e pjesmarrjes në zgjedhje

23 Prill 2019, 17:09Politika TEMA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar sot në zgjedhjet e 30 qershorit Partinë “LIBRA” të ish-deputetit, Ben Blushi.

Por edhe pse Blushi ka dhënë dorëheqjen nga ky subjekt politik, sërish KQZ e ka regjistruar Listën e Barabartë si parti që do të garojë në zgjedhjet e 30 qershorit, me kryetar Ben Blushin.

Ndërkohë, ky i fundit, në një prononcim për “Panorama” thekson se ai është habitur nga regjistrimi i LIBRA me emrin e tij.

Blushi thekson se nuk ka ndërmend të garojë në zgjedhjet e ardhshme vendore dhe se këtë ia ka komunikuar zyrtarisht edhe KQZ-së.

“Gati 1 vit pasi u largova nga politika sot u binda për të disatën herë që kam marrë vendimin e duhur kur dëgjova se KQZ me ka regjistruar në zgjedhje si kryetar i LIBRA, partisë që kam drejtuar deri në janar te vitit 2018.

Meqë ky lajm me ka habitur si mua ashtu dhe ata që e kanë përhapur dua ti siguroj të gjithë se unë nuk kandidoj dhe nuk drejtoj asnjë parti në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Ndërkohe kam komunikuar zyrtarisht me KQZ për ti kërkuar të më çregjistrojë nga fleta e votimit.

Shpresoj të më lehtësojnë nga sikleti për të kandiduar me pahir”, thekson Ben Blushi.

4 komente në “Ben Blushi: Nuk drejtoj asnjë parti, ja e vërteta e pjesmarrjes në zgjedhje”

  1. ben says:

    Blush
    Te pakten te ka ngelur nje pike dinjiteti
    Nuk je si rilindasit qe te rregjistrojne me zor
    As si ekipi rezerve I rilindjes qe rregjistrohet me zor (pulozi a gjelozi a patozi si e ka)
    Ne fakt ky karagjozlleku eshte fytyra e vertete e edi rames.
    Kuptohet qe I ka ardhur fundi
    Kohe te veshtira priten per te gjithe banditet.

    1. Ben(jo ky bolja me siper) says:

      ben rrocka
      shko dhe ti mbas Blush bibilushit te hash ndonje kocke nga Topi se kazani I SHQUP-it te paska atrofizuar ate cope muti qe ke brenda kafkes.

  2. Ne pe Korçe says:

    Mer nje rroge aty ku je, se kudo qe ke qene e ke dhjere…..

  3. Komentuesi pa pagese says:

    Epo he, se kishim shume merak.
    Ah ju dhjefsha mu ne Libra, PS e PD dhe me kuc e me mac…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje