Dashuria e çiftit 95-vjeçar: Martohen sërish në të njëjtën kishë ku u betuan 75 vite më parë dhe përcjellin një mesazh të madh

23 Prill 2019, 13:53Lifestyle TEMA

Një çift të moshuarish janë kthyer në kishë për të ripërsëritur betimet e tyre në 75-vjetorin e martesës.

Jim Richardson, 95 vjeç, dhe bashkëshortja Irene, 94 vjeç, nga Lancashire u martuan në 12 prill të vitit 1944 në mes të Luftës së Dytë Botërore.

Çifti kanë katër fëmijë së bashku.

Richardson dhe Irene vendosën që të ripërsërisnin betimet 75 vite pasi u martuan.

Ata u ulën dhe qëndruan në të njëjtin pozicion si në ceremoninë e tyre zyrtare. Gjithashtu ceremonia filloi në orën 14:00, në kohën kur bënë zotimet e tyre të para në 1944.

Familja dhe miqtë e tyre ishin të pranishëm në ceremoninë që u mbajt në kishën Saint Michael në Lancashire, përfshirë katër fëmijët e tyre Rosemary, James, Jennifer dhe  Peter, 8 nipërit e mbesat dhe 9 nipërit e stërmbesat.

Jim i propozoi Irenes gjatë një udhëtimi me biçikletë. Ai ndaloi në rrugë, nxori unazën dhe iu ul në gjunjë.

1 komente në “Dashuria e çiftit 95-vjeçar: Martohen sërish në të njëjtën kishë ku u betuan 75 vite më parë dhe përcjellin një mesazh të madh”

  1. mik says:

    Dikur familja kishte vlera te tjera, vlera qe sot konsiderohen te vjetra . Sot deklarohet publikusht ’ kotesia ‘ e besnikerise ndaj partnerit !! I rren mendja se jane pararoja e “qyteterimit “ Shqiptar !!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje