PS, PD dhe partitë në mes

23 Prill 2019, 10:31Blog TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Në tri zgjedhjet e fundit parlamentare, numri i pjesëmarrësve në zgjedhje është luhatur nga 1.55 milion në 2009-ën, në 1.75 milion në 2013-ën dhe 1.6 milion në 2017-ën.

Sidoqoftë, pesha elektorale e PS-së (me partitë satelite të saj, PSD, PDS etj.) ka mbetur mbetur stabël – 46.5% më 2009, 47.5% më 2013 dhe 48.5% më 2017.

Nga ana tjetër, pesha elektorale e PD-së (me partitë satelite të saj PR, PAA, PDK etj.) ka pësuar një rënie pikiatë – nga 46.5% më 2009, në 39.5% më 2013 dhe në 29% më 2017.

Dhe cilat parti kanë përfituar nga kjo rënie e peshës elektorale të PD-së dhe sateliteve të saj? Dy partitë në mes, të cilat kanë lëvizur sa nga njëri krah në tjetrin – LSI dhe PDIU.

Kështu, LSI-ja u rrit nga 4.5% më 2009, në 10.5% më 2013 dhe në 14.5% më 2017.  Ndërsa PDIU-ja u rit nga 1% më 2009, në 2% më 2013 dhe në 5% më 2017.

Grafiku i mëposhtëm e përmbledh qartazi historinë elektorale të dekadës së fundit në Shqipëri.

Shënim: PS-ja ka regjistruar rritje stratosferike vetëm në qarkun Kukës – nga 29% më 2009, në 49.7% më 2017. Sidoqoftë, për shkak të sistemit elektoral, ajo ka siguruar vetëm një mandat në këtë qark fare të vogël.

1 komente në “PS, PD dhe partitë në mes”

  1. Adi Tirona says:

    Dmth PD po ben koalcion me veten e vet se LSI PDIU etj jan rrit duke marr vota PD-se. Nuk kane vota te reja….. prandaj bejn naze kta,Ramen se mundin dot me vote,ta harrojn.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje