Astrit Patozi iu pergjigjet akuzave se po i shërben Ramës: E kam takuar vetem dy here ne jeten time

24 Prill 2019, 23:16Politika TEMA

Akuzat për të nga PD janë të drejtpërdrejta se “po i shërben Edi Ramës dhe qeverisë”. Por Astrit Patozi e hedh poshtë këtë akuzë. Në emisionin “Opinion” tha se çdokush ka të drejtë të jetë skeptik.

“Në asnjë mënyrë nuk i shërbejmë Edi Ramës. Ju jeni në të drejtën tuaj të jeni skeptik. Edhe historia e politikës shqiptare e tillë ka qenë. Koha është ajo që do e provojë”, –tha Patozi.

Emra të rëndësishëm që ishin pjesë e PD duket se nuk do të jenë në rrugën e tij. “Bindjes Demokratike” nuk do t’i bashkohen as Jozefina Topalli, as Arben Imami apo Ridvan Bode. Edhe Rudina Hajdari nuk do të jetë pjesë e partisë së re. Astrit Patozi tha se kishte biseduar me deputeten për krijimin e partisë së re.

“Me zonjën Hajdari kam folur për çështje të tjera dhe për këtë, kam respekt maksimal. Është një lloj talenti. Talent politik do të thotë njeri që merr qëndrime dhe vendime të duhura. Për mua është e tillë. Ne kemi diskutuar për këtë projekt, ajo ishte shumë e prirur dhe e ka thënë në parlament që opozita ta marrë pjesë në zgjedhje. Me PD ajo s’ka lidhje”.

Patozi thotë se është gati të bëjë koalicion me Edi Ramën dhe Lulzim Bashën, por vetëm me një kusht: “Të jenë të gatshëm të ndryshojnë sistemin zgjedhor”.

“Nëse na përputhen synimet në bëjmë koalicion. Unë jam gati të bëj koalicion me Ramën, Lulzim Bashën apo Monikën, mbi bazën e ndryshimit të kodit elektoral”, – theksoi ai.

Sipas tij pavarësisht paralajmërimeve nuk do të ketë një përplasje civile mes palëve.

“E konsideroj vëllavrasëse një përplasje civile, atë dhe që paralajmërojnë që kjo mund të ndodhi e konsideroj terrorizëm politik. Por asgjë nuk ka për të ndodhur. Në rast se Edi Rama dhe çifti Basha-Kryemadhi do të lihen vetëm janë gati t’i vënë flakën Shqipërisë”.

Sa i përket lidhjes me Edi Ramën, ai tha se ka bashkëpunuar dy herë me të.

“Unë me Edi Ramën kam bashkëpunuar me dy raste. Para 3-4 ditësh shkova bëra një check-up. Kam bashkëpunuar dhe njëherë tjetër dhe ishte i vetmi rast kur e kam takuar zotin Rama.

E kam takuar para disa viteve, kemi qenë ulur në një tavolinë. Unë kam pirë kafe të shkurtër dhe ujë pa gaz, ai nuk e di se çfarë ka pirë. Në atë tavolinë ka qenë Sali Berisha, Ilir Meta, Gramoz Ruçi dhe Shpëtim Idrizi” – tha Patozi. 

3 komente në “Astrit Patozi iu pergjigjet akuzave se po i shërben Ramës: E kam takuar vetem dy here ne jeten time”

  1. Cutter says:

    Nuk ke kujt t’i justifikohesh, o mik!
    Vendose të jesh lider dhe si i tillë nuk duhet t’i japësh llogari askujt nga zhgarrabajgat që të akuzojnë. Sa më shpejt ti shpallësh armiq dhe ti shpartallosh pa mëshirë, aq më shumë ju ke marrë terren për të egzistuar vetë në politikë.
    Politika është si paraja, do ja marrësh atij që e ka, sepse nuk pritet para e re për të bërë të pasur kë i do qejfi.
    Sa për jashtëqitjet e analistëve që të akuzojnë, mos bëj gabimin të kërkosh mbështetjen e tyre! Shpalli bagla, siç ka bërë Rama me zgjuarsi, sepse e ka kuptuar që urrehen gjerësisht sharlatanë të tillë, që parazitojnë e majmen nga një sistem që bëjnë gjoja sikur luftojnë egërsisht, nga poltronat e rehatshme të lëkurës ku rrinë shtrirë si derra.
    Nëse vendose të jesh lider, atëherë je ti ai që vendos dhe të tjerët të ndjekin!
    Por e ke nisur siç e nisën të tjerët që vdiqën para teje. Duhet të thyesh kafka or mik! Sali bagla, luleshtrydhja e tij teveqele, Shkërdhenëria, duhen varrosur pa mëshirë. Mos prit t’ju vijë vdekja nga Allahu!
    Po kështu zgjedhur të rrish djathtas, do shkërdhesh Berishën dhe familjen e tij që ka kthetrat mbi të djathtën që e trajton si tok të xanun. Po dole majtas atëhere shkërdhe Ramën, po nuk më duket rasti yt.
    Lëri berishistët e vjetër për partinë tënde, se nuk i hyjnë në punë as dreqit! Drejtohu rinisë me gjuhë revolucjoni!
    Rinia rend drejt ideve, drejt pasionit, drejt aksionit, drejt konfrontimit, drejt revolucjonit.
    Sulmoji të gjithë dhunshëm publikisht!
    Sulmo prokurorinë që fle!
    Rrethoje me të rinj deri sa të presin fletarrestet!
    Dhe kur prokuroria të justifikohet se nuk ka prova, shko e rrethoju vilat e bajlozëve, shkërdhenëve e shkërdhitave, që t’ju tregosh provat!
    Mos u ndal! Bëj trazira! Zihu me grushte! Destabilizoji jetën profetëve të paprekshëm që ruhen me qindra truproje, pikërisht aty ku nuk bën dot gjë as drejtësia dhe askush tjetër! 24 orë aksion deri sa ti varrosësh.
    Dhe në fund kur t’a varrosësh Sali kërmën, nxorri kockat nga varri dhe pastro mutin nga këpucët!

  2. a.f. says:

    Per ti sherbyer nje njeriu, nuk eshte nevoja ta takosh. Mjafton te mbeshtesesh sistemin qe mbron ate njeri.

  3. Kuq e zi says:

    Berisha kerkon te rrjedhe votat e pd te bd
    Po berisha do jete pjese e kesaj partie, apo bd do i bashkohet pd?
    Nqs po , po i behet gati gropa bashes dhe pas 4 vjetesh pd behet nji e vetme me bacen ne krye natyrisht

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje