Rrëfehet Ridvan Bode: Pse pranova ofertën e Edi Ramës (dhe e ardhmja në politikë)

24 Prill 2019, 21:13Politika TEMA

Për herë të parë ish-ministri i Financave Ridvan Bode ka rrëfyer si e mori propozimin nga kryeministri Edi Rama për të qenë pjesë e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

I ftuar në emisionin “A2 Business Week” Bode u shpreh se nuk ka pasur asnjë kontakt me kryeministrin më parë, ndërsa thotë se propozimi ishte me mesazh dhe me anë të një individi.

Ai tregon edhe arsyet se pse e pranoi ofertën.

“Eksperienca ime e gjatë në çështjet e financave publike dhe kontributeve që kam dhënë, për shkak të angazhimit tim politik në fushën e ekonomisë dhe të financave të vendit, ishte intriguese pas momentin kur unë nuk isha më në politik.

Praktikisht, pas zgjedhjeve të vitit 2017 nuk kam qenë i angazhuar.

E vërteta është se nuk kam pasur asnjë kontakt me zotin Rama më përpara.

Ka qenë një ftesë e tij, një propozim i tij me mesazh dhe përmes një individi.

Kam diskutuar me njerëzit që kam bashkëpunuar gjatë dhe kam marrë këtë vendim, duke konsideruar një pozicion që nuk ka të bëjë fare me politikën, aq më pak me qeverinë, një pozicion në të cilin mund të jap kontributin tim dhe eksperiencën time të gjatë në fushën e financave publike dhe në fushën e ekonomisë së vendit.

Po ashtu, me interes për të kontribuuar në vijimësi edhe me dijet e mia në një institucion shumë serioz dhe shumë kredibël të vendit”, tha Bode.

Më tej, Bode theksoi se ky ishte edhe një vendim për të deklaruar shkëputjen përfundimtare nga politika.

“Ishte një zgjidhje e imja për të deklaruar edhe publikisht shkëputjen nga politika, e cila është përfundimtare.

Derisa unë pranova të marr pjesë në një institucion të tillë që ka një mandat të gjatë do të thotë se e konsideroj një gjë të mbyllur”, tha Bode.

12 komente në “Rrëfehet Ridvan Bode: Pse pranova ofertën e Edi Ramës (dhe e ardhmja në politikë)”

  1. Sit back and relaks■●▪ says:

    normal leku ka rendesi,nuk ka rendesi se kush ta jep…

    1. Deep State Bodestan says:

      ti ngaterron kekun me byrekun… ridvani po vdes per buke..po ti hapesh frigoriferin vetem kripe do ti gjesh….

      per Ramutin ke gjo te thuash …per oferten qe i beri Ridvanit qe nuk e njihte fare?..o majmunat e rames dhe djaj komunist te pakorrigjushem

  2. ¬ says:

    Sa më shumë fakultete për të rinjtë tanë. E vetmja rrugë që u shërben të gjithëve.

  3. lisi says:

    Po nuk ke faj ti O KRYEHAJDUT E BYTHELEPIRES UNIVERSAL gjersa zgjodhem shef qeverie nje njeri amorf ,injorant e delenxhi..

  4. saliu nano meta rama luli cizmja dhe ushtaret says:

    Kto jane te gjithe nje bande hajdutesh PS PD LSI, mjere ato gomer qe besojne Edi Ram brekushen dhe shoket e tij hajdut Saliun dhe Liken

  5. Pfffff turp says:

    Ta shperbleu samiri o bythlepires, por me shume nuk i falet Rames qe caktoj nje hajdut ordiner ne BSH. Keshtu qe ti puthi bythen oligarkut dhe kryeministrit

  6. TikTak....Tik Tak says:

    Per “eksperience” ke sa te duash deri ne Vjene kan shkue frytet e “eksperiences financiare” sate …Per per te ardhmen dihet ne Rec te Shkodres .

  7. Balla says:

    Ky tipi ja nje Master ne Montpellier…per kooperati at:):):

  8. Korcari says:

    Ky Ridvan Bode,agai nga Rakicka që akoma lyen flokët si pusht fshati,me vaj kikiriku,është hajduti më i madh i parave publike në historinë e shtetit shqiptar. Si më gomari aga në Devoll nuk e kupton se është në fundin e rrugës së mutit.Ai do arrestohet së shpejti pa tjetër.Sepse;Është prova e gjallë dhe absulutisht më e mira,që con në burg Sali Berishën.E përcaktuar kjo në kodet ligjore kusjtetuese,shqiptare dhe ato të FBI dhe Evropës.Sali Berisha do të arrestohet pa tjetër.Arrestimi i ti është i lidhur me ekzistencën e Shqipërisë dhe shqiptarëve në rajon.Të cilën e kanë vendosur Amerika e.cila nuk besoj se ka hedhur ajër,miliarda dollarë që ka harxhuar për interesat e saj strategjike.O Aga Devolli,o bole,fillo stervitu me regjimin e.burgut,sepse:Edhe sikur në brekushet e të talentuarit piktor Edi Rama të futesh nuk shpëton dot nga.apsana.E mos na bëj më kakërdhi nëpër gazeta.

  9. On says:

    Bode eshte ku e ku ne kta qe qeverisin sot….por me kete emerim rane kauzat e Rames….gjoja gropa financiare,borxhi etj…..para se ta emeronte te jepte doreheqjen

  10. Qylafi says:

    Ti nuk duhet te pranoje per dy arsye, se pari nuk je specialist i financave, se ke deshtuar ne drejtimin e ministrise se financave, se dyti nuk duhej te pranoje edhe per faktin se vjen nga drejtimi i PD, dhe tendenca jote do jete perseri rrenimi i financave te shqiperise. Keti ke fituar ti dhe ka humbur Rama qe perkthehet ne minus 200,000 vota

  11. Tomi says:

    Ti je nje hale e gjelbur…….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje