Kuvendi ka ndryshuar formulën e përfaqësimit të Komisionit të Reformës Zgjedhore.
Nga 18 anëtarë që ishin deri tani, ky komision do të përbëhet nga 10 anëtarë, pesë nga Partia Socialiste dhe 5 nga opozita.
Partia Socialiste do të përfaqësohet në këtë komision, nga anëtarët: Damian Gjiknuri (bashkëkryetar), Bashkim Fino, Klotilda Ferhati, Blerina Gjylameti dhe Alket Hyseni.
Nga grupi parlamentar i PD-së si anëtare në komision do të jetë Rudina Hajdari dhe Andi Përmeti nga Bindja Demokratike, ndërsa dy anëtarët e tjerë vijnë nga grupi i të pavarurve si Ralf Gjoni dhe Nimet Musai.
Ndryshimet e miratuara në Komision e Reformës Zgjedhore do t’i kalojnë nesër Kuvendit për votim.