Gaz Bardhi kundër Lulzim Bashës: Në lista ata që nuk i voton as familja

24 Prill 2019, 13:49Politika TEMA

Gazmend Bardhi, sekretari Përgjithshëm i Lulzim Bashës, mbrëmjen e djeshme në emisionin “Tempora” bëri një deklaratë, ku tha se deputetët e listës që janë futur në parlament, nuk i votojnë as familjarët e tyre.

Por, përpara se të analizojmë akuzat e Gazit, ka një pyetje. Po Gazin kush e voton?

Është një bukurosh qafëlesh, që bën fresk përtej politikës.

Deklarata e Gaz Bardhit, ish-ministër i Edi Ramës në qeverinë me Lulzim Bashën, tregon edhe një herë që lista e 2017-ës ishte kryekëput një skandal i Lulzim Bashës dhe tallja e tij me demokratët.

Një listë e dalë nga korrupsioni me familjarët e tij dhe akuzat për mandate të shitura. Kush pagoi më shumë, qëndroi më lart. Kjo është e vërteta e asaj liste. Prandaj poshtë saj, përtej fituesve të parë ka edhe njerëz që marrin vota më shumë se Gazi dhe Luli, të marrë së bashku.

Sido që ta gjykojë, sulmojë apo akuzojë atë listë Gaz Bardhi, së pari duhet të kthejë kokën nga kryetari i tij Lulzim Basha, i cili duhet të kishte dhënë dorëheqjen nga kryetari i PD-së. Por, atë përgjegjësi nuk e mbajti kurrë. Basha nuk mbajti kurrë përgjegjësi për shumë emra jo politik dhe të papërgjegjshëm e pa asnjë vlerë në PD, sikurse është edhe Gaz Bardhi, të cilit i duket se PD-ja historinë e ka filluar ditën që ai ka shkelur aty.

Tani s’ka ngelur gjë tjetër vecse Gazi të na thotë se Luli ka më shumë vota se Saliu dhe se çuni i Fahriut është më i votuar se Lulzim Basha.(CNA.al)

9 komente në “Gaz Bardhi kundër Lulzim Bashës: Në lista ata që nuk i voton as familja”

  1. Pedeisti i "pandercem" says:

    Ketij ne PeDe i therrasin Gaze dhe jo Gazi. A ma spjegon kete ndokush? Pse???

  2. ideali says:

    KJo eshte kriza e identitetit te PD e cila qe ne nisje doli nga boshti qe duhet te kishte nje parti antikomuniste.Drejtuesit e saj te fillimit e devijuan ate, e kthyen avash avash ne nje parti me tipare te njejta me PS, si bije te shportes me karavidhe qe po e cojne ne humnere vendin. Nuk dine ne bejne gje tjeter vecse te vjedhin.Te na rrojne sa malet trashegimtaret e legjendarit kriminel Enver Hoxha, krimet e te cilit do te kerkojne edhe dy tre breza te tjere shqiptaresh qe te sherohen, nese vendi do te drejtohet nga njerez patriot, te mencur, dempokrat me kulture perendimore dhe jo zogj te dale nga Kristali, Vitrina, UET-ia,Luarasi etjera kioska si keto qe prodhojne vetem kurrize te shterember injorantesh qe nuk dine as historine e vertete te vendit te tyre.Njerez me memorje te humbur.Dhe pa ditur se nga kemi ardhur, nuk do te dime se ku te shkojme.

  3. 19 says:

    O PD po gjeni burra tamam se na turperuat me kta pederaste ky duket qe ne surrat ska nevoj per zerin .na e mbushet partin me pederaste dhe sigurimsa .po me ajka eshte familja e fari balliut skenaristi i gjon vushes ne filmin furrnalta .

  4. Kolona says:

    Ideal po mbetet duke sharë komunistet jo që nuk kini per të bëre para por mbrapa. Saliu e Pashko me doren e Azemit i vunë zjarrin Shqipërisë vetëm e vetëm që juve të flisni kështu sot. Ajo që u shkatërrua e u dogj ishte midsjoni juaj për ti edhur Shqipërisë vellon e zezë

  5. undefined says:

    Burrat nuk shkojne tek PeDe.

  6. Taraboshi says:

    Gazi pse nuk permend edhe pse ne listat e PD u futen edhe partite bisake dhe u hoqen njerzit e PD kjo perben vjedhjen me te madhe ne historine e votimeve.jo vetemne Shqiperi por ma merr mendjaedhe ne bote.Justifikimet e juajaper vjedhje votash eshte se e dini humbjen e ma
    dhe qe do te pesoni me dorheqie te parivokushme si per Lulin dhe per ty .

  7. Ke te drejte edhe nje gomar po te ishte ne krye te listes do kish dale fitues

  8. Tori says:

    EDHE ME QIRINJ TA KISHIT KERKUAR KETE,SDO TA GJENIT DOT,,,KY ME SIGURI ESHTE ZBULIMI I LULZIMES,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje