Për “Zërin e Amerikës”, dje lajmi kryesor ka qenë krijimi i partisë së Astrit Patozit, dhe jo koalicioni i Luzim Bashës me partitë opozitare që e ndjekin pas, për të mos marrë pjesë në zgjedhje.
“Në Shqipëri, ish- emra të njohur të Partisë Demokratike dhe ish pjestarë të forumeve drejtuese të saj, themeluan sot(dje) partinë e re Bindja Demokratike (BD), e cila do të marrë pjesë në zgjedhjet e 30 Qershorit.
Po sot(dje) Partia Demokratike nënshkroi një marrëveshje me 7 aleatë të saj, duke u deklaruar kundër zgjedhjeve pa formimin më parë të një qeverie kalimtare si dhe duke u angazhuar se nuk do të lejojnë, sipas tyre, mbajtjen e zgjedhjeve fallco.
Kryetari demokrat Lulzim Basha foli edhe për “një opozitë fallco” ndërsa u pyet për partinë e re”, thuhet në kronikën e “Zërit të Amerikës”.(TemA)