Spekuluan për një lidhje intime me Gent Cakajn, vajza e Linda Ramës padit Artur Zhejin dhe 7 portale per shpifje

24 Prill 2019, 16:27Politika TEMA

Vajza e Linda Ramës, Rea Xhillari ka paditur në gjykatë gazetarin Artur Zheji dhe 7 portale, pas artikujve të publikuar prej tyre, ku shkruhej se vajza e Linda Rames ishte në një lidhje bashkëjetese me ministrin në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj.

Më poshtë, Shqiptarja.com sjell te plote arsyetimin e Rea Xhillarit dorëzuar në Gjykatë.

Arsyetimi i plotë i Rea Xhillarit:

Jam detyruar të vë në lëvizje gjykatën për të ushtruar kontrollin gjyqësor, mbi një shpifje të sajuar e të orkestruar ndaj meje, nga portale e individë për të cilët mësova se në gjuhën ligjore quhen “të paditurit solidarë”. Ky sulm i mirëfilltë denigrues mbi bazën e një shpifjeje, e ka fillesën në mesin e muajit Janar 2019, kur jam vënë në shënjestër prej të paditurve solidarë.

Ata apo më saktë fillimisht Artur Zheji pastaj të tjerët, kanë sajuar dhe përhapur lajmin e rremë, të shoqëruar me komente të turpshme, mbi një lidhje intime apo bashkëshortore timen me Z. Gent Caka, Zv. Minister për Evropën dhe Punët e Jashtme – person të cilin as e njoh personalisht dhe as e kam takuar kurrë ndonjëherë, qoftë edhe rastësisht.

Nuk i njoh as i kuptoj motivet që kanë shtyrë Artur Zhejin, një person në moshë goxha madhore, aq sa mund të ishte prindi im, të më sulmojë kaq ligësisht e paturpësisht dhe në mënyrë të vazhdueshme.

Unë nuk merrem me politikë, nuk punoj dhe as kam punuar kurrë për shtetin. Respektoj cdo ligj dhe cdo detyrim si qytetare e vendit tim. Nuk kam përfituar kurrë prej shtetit asnjë privilegj apo favor të çfarëdo lloji.

I vetmi fill lidhës mes meje dhe botës së shpifjeve, mediokritetit dhe imoralitetit intelektual ku noton ky soj të paditurish solidarë, është fakti se jam vajza e Linda Ramës, e cila nga ana e saj, vetëm për shkak se është gruaja e Edi Ramës, është vënë në shënjestër, goditur, përbaltur nga i njëjti soj, me të njëjtat mjete denigruese të botës së tyre të ulët.

Në fakt, as nëna ime nuk ka përfituar kurrë ndonjë favor nga të qënit gruaja e kryeministrit. Jeta e saj vazhdon e njëjtë, pa asnjë lidhje të drejtpërdrejtë ose jo, materiale apo financiare me shtetin.

Profili i saj është një model shëmbullor i një jete pa privilegje, me një përditshmëri të pandryshuar dhe të lidhur ngushtë me punën e saj, të cilën e kryen me profesionalizëm e pasion prej 30 vitesh, pavarësisht se i shoqi është prej afër 6 vjetësh Kryeministër i Shqipërisë.

Shpifjet kanë arritur deri tek im atë, Thanas Xhillari, profesor i mirënjohur i algjebrës përgjatë gjithë karrierës së tij profesionale në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës, i cili gjithashtu respekton çdo ligj dhe çdo detyrim si çdo qytetar i këtij vendi.

Për interesat politike të atyre që kërkojnë t’i hedhin hije të shkuarës së nënës sime për të shtuar përbaltjen ndaj të shoqit, edhe im atë u përfshi prej të paditurve solidarë, përmes disa pseudoakuzave, në një tjetër maskaradë mediatike.

Ai u ballafaqua edhe me një proces të gjatë hetimi nga prokuroria, ku e tërë balta e hedhur mbi të u tret në lumin e fakteve kokëforta që dolën nga hetimi i provimeve të algjebrës, të disa pseudostudentëve që s’kishin marrë dot provimin.

Ashtu si nëna ime, babai im ështëgjithashtu një model shëmbullor i mungesës së kompromiseve që mund të dëmtojnë profesionin e tij të cilin e kryen me pasion e përpikmëri prej 40 vitesh.

Këto modele të cilat janë edhe udhërrefyesi im në rrugëtimin e jetës, siduket janë të papërfytyrueshme , të pabesueshme dhe të papranueshme për sojin e të paditurve solidarë. E vërteta për ta nuk ka asnjë rëndësi, ndërsa interesat e tyre mesa duket justifikojnë çdo mjet sado të ulët.

Por e vërteta mund të vonojë, po nuk harron asnjëherë, megjithëse kur ajo del mbi llumin e të paditurve solidarë këta të fundit refuzojnë ta ndajnë atë me publikun.

“ Fenomeni i nepotizmit godet ashpër qeverinë Rama 2 në Ministrinë e jashtme tëShqipërisë. Në rrjetet sociale, dhe disa portale kohët e fundit po flitet gjithnjë e më shumë se vajza e gruas së Kryeministrit Rama, Linda Ramës, Rea dhe Ministri i Europës dhe Punëve të Jashtme-Genti Cakaj, janë në “bashkëjetesë” si i thonë në Shqipëri këtij lloj trendi ..[omissis] Madje, ka edhe dyshime se Ilir Meta-mund të kishte marr informacion nga shërbimet sekrete të sigurisë kombetare të Shqipërisë për këtë lidhje “dashurie” mes Genti Cakaj dhe Rea Xhillarit”…

Kjo është një copëz e nxjerrë nga moria e paragrafëve trillues, të shkruar gjatë këtyre ditëve me një gjuhë të lemeritshme në çdo drejtim, të cilët kam qenë e detyruar t’i lexoj dhe koleksionoj për gjyqin me këtë soj të paftuarish në jetën time.

Unë kam lindur në vitin e ndryshimit të sistemeve dhe nuk e kam njohur përveçse nga tregimet e gjyshërve, prindërve, mësuesve apo dhe nga leximet e rastit, barbarinë e regjimit komunist deri në fisin dhe farën e kundërshtarit politik. Nuk dua të bëj krahasime që çalojnë me një kohë kur edhe lidhjet e dashurisë, bëheshin shkak për pushkatime, internime apo denigrime publike vajzash.

Nuk e di nëse në atë kohë sajoheshin për qëllime politike, deri edhe lidhje të paqëna mes njerëzish krejt të panjohur për njëri-tjetrin. Por ajo që di me siguri është se shtrirja e kthetrave të dhunës verbale dhe presionit psikologjik të këtij soji , brez pas brezi, deri tek fëmijët e kujt konsiderohet kundërshtar politik, është shprehje e të njëjtës ligësi kriminale që karakterizon çdo sistem padrejtësie.

Në sistemin që lindi bashkë me brezin tim, personi është privat dhe jo pronë e shoqërisë. Në sistemin që lindi bashkë me brezin tim, gjëja e parë që mëson është se liria jote mbaron aty ku fillon liria e tjetrit. Sajimi i një lidhjeje të paqënë mes dy te rinjsh për të luftuar politikisht me prindin e njërit prej tyre, është një perversitet i pashoq që s’ka asnjë lidhje me këtë sistem.

Unë nuk kam asnjë armë tjetër për t’u mbrojtur nga pasojat e këtij perversiteti, përvecse duke i’u drejtuar drejtësisë.

21 komente në “Spekuluan për një lidhje intime me Gent Cakajn, vajza e Linda Ramës padit Artur Zhejin dhe 7 portale per shpifje”

  1. faikonica says:

    Kot jeb lodh kaq gjate…zilia e anadollakeve Zhej,Peka,Fevzi etj eshte ekstrakt islamo ateist

  2. Lizga says:

    BRAVO REA……gazetar ordiner qe bartin ne shpirtin e tyre mllef dhe ligesi……

  3. Adi Tirona says:

    Hajd hajd ne krahasim ca kan then per djalin e Rames kjo nuk esht asgje hic.

  4. Bert Romi says:

    Artur Zheji ka nje lidhje homoseksuale me Blendi Fevziun.

  5. Miri says:

    O Arture Zheij o pederaste,po beje gazetarin o letyre,cfare ke me femijet ,o pisllek.

  6. Ilir says:

    Bravo Rea,
    Dhe nuk ke nevoje te flasesh sepse eshte e qarte qe Cakaj nuk ka qene kurre prane teje asnjehere.
    Cakaj eshte dylber, prisni se do dale tymi.

    1. tani says:

      Qe ti je dylber ,kesaj i ka dale tymi me kohe.Por problemi eshte kush mutin e ndyn vrimen me ty o shpellar gjirizesh.

  7. Grand says:

    Me vjen keq Rea e mire qe te ka ndodhur keshtu! Te mboj si vajzen time! Mos u tremb! Shkoi deri ne fund! Plehrat e Kazanit kane fituar pershtateshmeri me plehrat dhe ndjehen rehat ne dekompozimin e tyre! Por ende kane nevoj per procesim te pershpejtuar! Per Zhejin nje gjobe e Majme eshte mer shume se 25 vjet burg! Kerko gjobe te rend per te! Keshtu ai quhet i perpunuar! Sepse eshte burre i keq dhe mosmirnjohes!. Beje! Se une besoj se po tja kishon bere vajzes time, une dhe ajo do vuanim gjithe jeten! Kurre nuk ja uroj kete ndyresi qe ti ndodh vajzes se Artur Zhejit! Edhe ti ate dite ne gjyq mbro veten sikur te ishe vajza e Artur Zhejit! Kerkoi ndjese vajzes se tij, qe mos i ndodhte kurre! Nese do te falesh dicka, beje ne gjykate dhe falja vajzes se tij ne menyre nominale, qofte edhe 1 Euro! Qe ky derr prej derri te kuptoj se statusi i gazetarit nuk nenkupton te shpifesh per njerezit e thjeshte e te paznjohurt pavresisht poziciononit qe kane! Te kuptoj qe per te dal nga kazani , gazetari ka nje perendi qe quhet E VERTET!
    REA TE fala prinderve te tu!

  8. Lennard says:

    Mbeshtetje Reas.Vajze Fisnike!! Nuk te perbaltin dot Zullumqaret e Neveritshem.Qendro e Patundur deri ne FUND.Perendia te dhente akses ne Fitoren Tende.

  9. Al.Boston says:

    Kur do vi dita qe keta gazetar pederast do largohet nga kjo bote.Ky raste duhet te sherbeje si shembull dhe gjykata ne vendimin e saj duhet ti heq te drejten e egazetarise ketyre perversve

  10. Besi says:

    shume mire ja ka bere Artur Zhej eshte njeriu me negativ qe del ne telivizion ti marri nje gjobe te majme atij pijaneci

  11. Fadili says:

    Ky Zheji duke qene i races se qenve a e çon dot ne gjykate, se gjykatat jane per njerëzit. Nuk e di a ka ndonje jurist ta shpjegoje a i. i kap ligji qente lehës. Si thua ti Artur qeni meqe je nje qen special dhe. e kupton kete gjuhen tone?

  12. vilson naci says:

    Artur Zheji moj cupe nuk eshte nga ajo rrace qe ka turpe, ai eshte komplet i degjeneruar dhe kujton se si ai jane te gjithe. Coje deri ne fund kete qe ke nisur por edhe kur ta shikosh ne rruge bem mire qe ta peshtysh ne fytyre, megjithse nuk ta lejon kultura.

  13. Morava says:

    Plehrat per tu shpejtuar trretjen(kalbjen) i grumbullojne dhe i mbulojne me dhe, aty fillon dekopozimi i tyre duke cliruar ere te keqe dhe keshtu ndotet ajri per rreth. Te tille jane bere dhe keta bandite te Namur analiste e gazetare se po i vjen fundi i Drejtesia te godase ashper keta pervese te tipit kadri xheji

  14. Meri says:

    Vetem ne kete menyre duke ju drejtuar organeve gjyqesore do te mund te luftojme kete palacollek, qe kushdo thote cfare i do kokrra qejfit dhe as mendon se demton dhe shpif per njerez qe sja kane borxhi kujt.

  15. Edi Durres says:

    Disa gjallesave te vetmen menyre qe te ndjehen gjalle, kane masturbimin pas vrimes se celesit.

  16. Koli says:

    Merri nje demshperblim ketij Artur Zhejit dhe parate jepi per bamiresi.Do te besh figure te mire.Dhe Zheji le te kete lidhje homoseks me Blendi Fevziun ne nuk e denigrojme se jemi tolerant.

  17. Tit says:

    Kaq keq ia ka futur Rama gozhdën këtyre saqë s’ju del e keqja. Këta të gjithë Zheji, Qim Peka, Shkullaku, Bushati, Bejtja, Lubonja, Rakipi, Çani, Çili, Rakipllari, Lela më duken si një kope me derra, por kryederri padyshim që është Zheji.

  18. blerta says:

    KETO PORTALE FJALEN KAZAN E KANE PAK KETO JANE GROPA SEPTIKE….
    JANE TE MBUSHUR ME GAZETARE TE SHITUR…..

  19. Jimi says:

    Hijenat qe kerkjojne coftinat per mbijetese ! Por kane gabuar adrese, pasi ato vete jane coftina pre’ e lukunise se tyre. Jemi me ty Rea bukuroshe!

  20. prill says:

    Gjykata ti jape denimin e merituar ti heqi licensen si gazetar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje