FOTOT: Femra më e bukur në botë, shpallet aktorja 47-vjeçare

25 Prill 2019, 11:01Lifestyle TEMA
FOTOT: Femra më e bukur në botë, shpallet aktorja

Aktorja e njohur Jennifer Garner është shpallur si “Femra më e bukur” për vitin 2019.

Shpallja është bërë nga revista prestigjioze “People”, e cila e ka nxjerrë në kopertinë aktoren 47-vjeçare, e cila e fitoi titullin jo vetëm për shkak të bukurisë së saj fizike.

Pavarësisht se është cilësuar si gruaja më e bukur për këtë vit, Garner pranon se ajo jo gjithmonë ndihet një grua tërheqëse.

“Nuk isha ndonjë nga vajzat e bukura që ndihesha e sigurt dhe nuk e shikoja veten aspak tërheqëse.

Nuk ishte pjesë e jetës sime.

Por u ndjeva mirë me veten më pas.

Ky ishte truku!

Paraqitja nuk ishte ndonjë gjë me rëndësi në familjen time.

Prindërit e mi nuk më kanë thënë ndonjëherë ‘Je e bukur’ dhe unë thjesht nuk mendoja për këtë”, tha aktorja, nënë e tre fëmijëve me aktorin e njohur Ben Affleck, me të cilin është divorcuar.(TemA)

2 komente në “FOTOT: Femra më e bukur në botë, shpallet aktorja 47-vjeçare”

  1. BUJARI JU DEGJON says:

    Po sikur titulli te ishte:”Aktorja 47 vjecare shpallet femra me e bukur ne Bote”…
    A nuk do te ishte me domethenes?…

    1. abc says:

      Jane gazetar te Vitrines.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje