Mediat ndërkombëtare kanë publikuar pamje nga mbërritja e diktatorit koreano-verior Kim Jong-Un në Rusi.
Lideri i Penianit ka zgjedhur si gjithmonë edhe këtë herë rrugën tokësore, e më konkretisht udhëtimin me trenin e tij të blinduar.
Gjatë mbërritjes së tij në qytetin e Khasan-it janë fiksuar skenat e pazakonta të sjelljes së stafit të sigurisë së diktatorit.
Të veshur me kostume dhe doreza të bardha, truprojat nga Koreja e Veriut vrapuan pranë trenit duke pastruar dyert e tij.
Teksa treni i Kim po i afrohej stacionit, dy anëtarë të sigurisë u zhvendosën së bashku me karrocën, duke lustruar derën që do të dilte udhëheqësi suprem.
Pasi la trenin Kim lëvizi me një limuzinë dhe përgjatë udhëtimit të tij ishte i shoqëruar nga truproja që rrethonin makinën luksoze. (TemA)