Mbappe me shifra impresionuese, “u lë targën” Messit dhe Ronaldos

25 Prill 2019, 17:47Sport TEMA

Bota e futbollit është e ndarë mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit, kur vjen diskutimi për futbollistin më të mirë në botë, por një tjetër yll; po kërcënon fronin e tyre.

Bëhet fjalë për Kylian Mbappe, që po tregon një rritje konstante, ndërsa shifrat e tij konfirmojnë se kemi të bëjmë me një “kanibal”, që do të dominojë skenën e futbollit për të 10-15 vitet e ardhshme.

Aktualisht francezi ka 20 vite, 4 muaj dhe 5 ditë mbi shpinë, ndërsa në karrierën e tij si profesionist, me Monacon, PSG-në dhe kombëtaren franceze, numëron plot 90 gola të shënuar, 12 prej të cilëve me “gjelat”.

Nëse krahason këto shifra me Lionel Messin, kur kishte të njëjtën moshë, vëren se argjentinasi kishte shënuar vetëm 1/3-ën e atyre golave, pra 30, ndërsa Cristiano Ronaldo, kishte shënuar vetëm 27 gola, shkruan Supersport.

Këto shifra konfirmojnë se Kylian Mbappe është jo vetëm një premtim i madh, por edhe një realitet i frikshëm. Megjithatë Messi dhe Ronaldo kanë fituar thuajse gjithçka, ndaj tashmë i takon francezit të pasurojë palmaresin e tij të trofeve.

1 komente në “Mbappe me shifra impresionuese, “u lë targën” Messit dhe Ronaldos”

  1. Arber says:

    O gazetar!!!!Po prit o I uruar njehere.Apo ca te besh e futja nje shkrim.Mbas 10 a 15 vjetesh vleresohet Edhe ky Kilian Mbapeja jot.Mesi e ka bere historin e tije

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje