"Ronaldo shpërtheu pas Ajaxit, shkarkoi Allegrin përpara Agnellit"

25 Prill 2019, 15:12Sport TEMA

Maurizio Pistocchi është një nga gazetarët më thumbues në Itali, por që shpesh lëshon bomba në blogun e tij. Këtë herë, gjithça lidhet me Juventusin dhe eliminimin në Champions League. Ai ka zbuluar një prapaskenë të bujshme pas ndeshjes së humbur me Ajax në Torino:

Do t’iu them një bombë që më vjen nga Torino dhe nga njerëz të besueshëm. Cristiano Ronaldo pas eliminimit ishte i tërbuar. Aq sa ka takuar menjëherë presidentin Andrea Agnelli dhe i ka bërë emrin e Carlo Ancelottit si trajner për sezonin tjetër”

 

Kjo do të thotë se, nëse fjalët e gazetarit janë të vërteta, atëherë trajneri aktual është thuajse i larguar në fund të këtij sezoni, nga i cili nuk ka se çfarë kërkohet më shumë.

Por, pse Ancelotti? Sipas Ronaldo, Carletto do të ishte i duhuri për të mbajtur grupin dhe për t’i dhënë pak “futboll” bardhezinjve, që këto vitet e fundit me thërrime ka bërë super paraqitje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje